Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rrezikshëm, por të lirë. Ja krimet e kryera nga personat me çrregullime mendore

2016/09/02 at 6:12 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të rrezikshëm, por të lirë. Ja krimet e kryera nga personat me çrregullime mendore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Torovicë të Lezhës, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës ka humbur jetën gjatë operacionit për arrestimin e një shtetasi me çrregullime mendore.


David Qosja, kishte nisur të qëllonte me armë automatike në ajër dhe pasi banorët lajmëruan policinë, kjo e fundit rrethoi banesën e tij. Qosja iu kundërpërgjigj me armë zjarri uniformave blu, duke i marrë jetën 50 vjeçarit Ardian Kodra.

Por vetëm në një periudhë të shkurtër kohore, opinion publik është tronditur nga krime makabre, të kryera nga persona me probleme mendore.

Në 15 Gusht, një person me probleme mendore në fshatin Rrashbull të Durrësit kishte rrëmbyer një vajzë 11-vjeçe dhe e mbante në banesën e tij. Pengmarrësi i identifikuar si Arben Kabashi, 46 vjeç, ishte kushëri me vajzën e mitur, ose më saktë djali i xhaxhait të babait të saj.

Në 18 Gusht, 30 vjecari Jorgo Zani, i preu kokën kushëririt të tij, vetëm 12 vjeç në fshatin Palasë të Vlorës.Zani ishte shtruar disa herë në psikiatri por ishte lëshuar sërish.

Po në 18 Gusht, një i moshuar u arrestua nga policia e Tiranës pasi lëvizte me sëpatë në dorë rrugë dhe kërcënonte qytetarët. Fatmirësisht ai u arrestua në kohë në rrugën “Vace Zela”.

Ndërsa gjatë vitit 2015, në një rast të ngjashëm si ky i Lezhës, një i sëmurë mendor i mori jetën një efektivi të policisë. Nënkomisari Siman Gjeta vdiq në krye të detyrës në një operacion për arrestimin e një personi me probleme mendore që akuzohej për plagosjen e një 21-vjeçari në Oblikë të Shkodrës. Ruzhdi Arishta, person me çrregullime mendore, ishte izoluar në banesën e tij në kodrën e fshatit, nga ku qëllonte me armë ndaj policisë, pasi kishte plagosur me armë zjarri fqinjin e tij 21-vjeçar, gjatë një sherri për gardhin e banesës.

Raste tilla, përvecse rëndojnë bilancin krimeve që vijnë nga kjo kategori personash, ringrejnë edhe debatin e vazhdueshëm por që nuk merr kurrë zgjidhje, mbi rrezikshmërinë e të sëmurëve mendore që enden të lirë në rrugët e Shqipërisë.

Por kur dhe si identifikohet si i rrezikshëm një i sëmurë mendor?

Në Kodin e Procedurës Civile nga neni 382 e në vazhdim dhe ligjin për shëndetin mendor në nenin 9, parashikohet heqja e zotësisë për të vepruar të personave me probleme të shëndetit mendor. Heqja e zotësisë bëhet nëpërmjet një kërkese civile në gjykatë nga institucionet që konstatojnë anomalitë e pacientit që ka probleme mendore dhe që nuk ka kujdestar.

Në të tilla raste, kur është konstatuar nga mjekët se personat paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, edhe pse deri në atë moment ata mund të mos kenë kryer asnjë akt të dhunshëm, gjykata vendos për izolimin e tyre.

Por rastet, të publikuara shpesh edhe në media, kanë dëshmuar se për një arsye a tjetrën, të sëmurët, ndonëse me rrezikshmëri, vijojnë të lëvizin të lirë.

Për këta persona nuk nuk ka ende një vend izolimi të përhershëm. Ata trajtohen në të njëjtët spitale me personat me probleme dhe të parrezikshëm.

Pas qëndrimit të përkohshëm rikthehen sërish në liri.

Të pakta nuk janë as rastet kur në polici raportohet për dhunë në familje apo shoqëri nga persona të sëmurë mendore që shfaqin agresivitet të theksuar. Por në këto raste policia ka të drejtë t’i shoqërojë, maksimumi t’i izolojë për 10 orë në komisariatet e policies. Më pas përgjegjësia i kalon strukturave të specilizuara.

Një tjetër problem madhor, i ngritur edhe nga Komiteti i Helsinkit, është mungesa e një burgu për të sëmurët mendorë që kryejnë vepra penale.

Janë 164 persona për të cilët gjykata ka urdhëruar mjekimin e detyrueshëm në një institucion psikiatrik, por këta shtetas vijojnë të mbahen në një ambient burgu të zakonshëm. Dhe për këtë, gjatë vitit 2016, Komiteti i Helsinkit paralajmëroi se do të ngrinte një padi në Gjykatën e të Drejtave të njeriut në Strasburg.

Në anë tjetër, numri i profesionistëve të shëndetit mendor në Shqipëri është shumë i ulët, krahasuar me numrin e tyre në shumicën e vendeve europiane. Fakt ky, i risjellë shpesh në vëmendje nga media shqiptare.

“Ndërsa në vend regjistrohen 3 mjekë psikiatër për 100,000 banorë, mesatarja europiane për të njëjtin numër banorësh është 9 mjekë psikiatër”, thuhet në raportin e fondacionit “Shoqëria e Hapur”.

Për të gjitha këto arsye, të sëmurët mendorë mbeten të patrajtuar, çfarë do të ulte agresivitetin e tyre dhe për rrjedhojë rrezikun që ata shfaqin ndaj shoqërisë.

Opinion.al/a.h

Etiketa: izolimimendorepersonapoliciaproblemepsikiaterrastetrrezikshmeria


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Rrethohet Torrovica, RENEA negocion me agresorin e armatosur

Vrasja e efektivit të FNSH-së, RENEA arreston autorin e ngjarjes

Transportonte në kamion marijuanë, shqiptari arrestohet teksa fliste në telefon me blerësin

Transportonte në kamion marijuanë, shqiptari arrestohet teksa fliste në telefon me blerësin

Joe Biden bën që të heshtë e gjithë salla me reagimin e tij emocional

Joe Biden bën që të heshtë e gjithë salla me reagimin e tij emocional

Please login to join discussion















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}