Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të paktën të pranojmë një herë dështimin!

2019/04/29 at 11:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja, Lleshaj tregon kush e njoftoi policinë

Ishte muaji shtator, i një viti më parë kur deputeti i dalë nga lista e PS-së do të akuzonte drejtuesit e policisë së Laçit si të korruptuar dhe të paaftë. Deklarata e Gjetan Gjetanit u bë pasi në atë kohë, në harkun kohor të 8 orëve u vranë dy të rinj.


Por kjo deklaratë e tij do t’i kushtonte përjashtimin nga Partia Socialiste. Nga mbledhja e asamblesë Kombëtare të PS, Edi Rama do të deklaronte: Nuk po e shoh këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur. Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS. Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS.

Dhe tani duket se deputeti Gjetan Gjetani kishte të drejtë. Kur kanë kaluar disa muaj nga ky zhvillim, të dielën dy të rinj u vranë me armë zjarri mes qytetit të Laçit pas një sherri banal.

Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së dy të rinjve është dhe Markel Bushi, person me precedent penal dhe i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte në kërkim, por një gjë e tillë nuk përbënte aspak shqetësim për të që të lëvizte i lirë në mes të qytetit, madje të përfshihej në një ngjarje tjetër kriminale pak metra larg nga komisariati i policisë.

Për këtë sigurisht një përgjigje duhet të jap ministri i ri i Brendshëm, që siç ndodh rëndom në ngjarjet e fundit kriminale përfshirë dhe grabitjen e Rinasit, autorët jo vetëm që i kanë shpëtuar policisë por kanë hapur dhe biznese dhe kanë jetuar në zonat më të preferuara të Tiranës.

Por kush është Markel Bushi? Në vitin 2012 ai së bashku me shokun e tij, Daniel Shyti vodhën disa vajza që po shkonin në Kishën e Laçit dhe njërën prej tyre e qëlluan me armë. Pas ngjarjes ata u arrestuan. Gjykata e dënoi Danjel Shtyin me 6 vite burgim në vitin 2013. Ndërkohë që Markel Bushi nisi gjykimin e tij në gjykatë duke mos kërkuar as gjykim të shkurtuar, por më pas arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg.

Prej vitit 2013, ai ndodhej në kërkim nga policia nën akuzën e vjedhjes me armë. Në 21 nëntor të 2017, policia organizoi një operacion për arrestimin e tij, por Markel Bushi qëlloi me armë në drejtim të efektivëve dhe arriti që të humbte gjurmët duke u arratisur.

A ka dështuar policia në arrestimin e njerëzve që janë në kërkim? Të paktën faktet flasin që PO, pavarësisht deklaratave politike që mund të bëjë ministri për ulje të kriminalitetit. /Opinion.al

Etiketa: gjetan gjetaniMarkel Bushi


Ju sugjerojmë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
Bota

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

8 Korrik, 2026 11:39 am
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit
Bota

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit

8 Korrik, 2026 11:35 am
Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
Aktualitet

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

8 Korrik, 2026 11:34 am
VIDEO/I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s
Bota

VIDEO/I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s

8 Korrik, 2026 11:32 am
Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
Bota

Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin

8 Korrik, 2026 11:30 am
Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore
Aktualitet

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore

8 Korrik, 2026 11:28 am
Para
“Të flasim sinqerisht dhe…” Porosia e Merkel për liderët e Ballkanit

"Të flasim sinqerisht dhe..." Porosia e Merkel për liderët e Ballkanit

Horoskopi/ Si do të jetë dita juaj sot, mësoni çfarë thonë shenjat

Horoskopi 30 prill 2019

Parashikimi i motit, 27 Shkurt 2018

Moti për sot, paraditja me reshje
















TE FUNDIT

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
8 Korrik, 2026

Daniel Gjura, zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi...

Lexo më shumë

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
8 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Kreu i qeverisë shqiptare...

Lexo më shumë

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
8 Korrik, 2026

Humbja e Brazilit ndaj Norvegjisë i dha fund në mënyrë të papritur ëndrrës së miliona tifozëve brazilianë për sukses në...

Lexo më shumë

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

Berisha: Rama të largohet menjëherë
8 Korrik, 2026

Kreu i PD, Sali Berisha, i ka përshkruar protestat e udhëhequra nga të rinjtë në Shqipëri si “lëvizjen më të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}