Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të mos e harrosh kurrë diktaturën

2018/10/17 at 6:45 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Të mos e harrosh kurrë diktaturën

Fondacioni për Përballjen me Diktaturën komuniste në Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ mbush 20 vjet nga themelimi i tij të mërkurën (17.10). Një vështrim 360 gradë drejt RDGJ-së, por edhe Europës Lindore.


Emri tingëllon disi i vështirë për t’u shprehur: Fondacioni Federal për Përballjen me Diktaturën e Partisë së Unitetit Socialist të Gjermanisë, (SED),- pra diktaturës komuniste në RDGJ. Në vitin 1998 u mor vendimi në Bundestag për të krijuar këtë fondacion që do të merrej me ballafaqimin e 44 vjetëve të diktaturës komuniste, që filloi pas fundit të diktaturës naziste në vitin 1945 dhe vazhdoi deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Fondacioni e mban emrin e partisë komuniste në RDGJ – Partia e Unitetit Socialist të Gjermanisë, SED e krijuar në vitin 1946 në territorin e okupuar sovjetik përmes shkrirjes së detyruar të socialdemokratëve, SPD me komunistët, KPD: Themelimi i saj ishte një akt jo i lirë në zonën që në vitin 1949 u shpall si Republika Demokratike Gjermane, RDGJ, një diktaturë sipas modelit sovjetik.

Spektri i punës së fondacionit është shumë i gjerë. “Plotësisht Lindje – jeta në RDGJ” është titulli një ekspozite fotografike që në fillim të vitit u hap në Berlin. Skena të përditshme të jetës në një vend që nuk ekziston më, të ofruara nga fotografi Harald Hauswand dhe historiani i muzeut të RDGJ-së, Stefan Wolle.

Në kërkim të lumturisë personale

Një vështrim i tillë i thjeshtë fotografik për jetën në lindjen gjermane mund të të rrëfejë më shumë për thelbin e një diktature, se mjaft debate sociologjike dhe akademike. Edhe për këto debate fton fondacioni i përballjes më diktaturën rregullisht, për të dëgjuar dëshmitarët e kohës.

Por megjithë murin dhe telat me gjemba, mungesën e lirisë së udhëtimit, dhe mallrave të luksit 17 milionë gjermanë në RDGJ u përpoqën sigurisht të gjenin lumturinë personale edhe në këto kushte. Edhe pushteti i gjithëfuqishëm që kërkonte të kishte në dorë partia komuniste, SED i kishte kufijtë e tij. Se sa krisje kishte pësuar sistemi, kjo u kuptua me përhapjen e shpejtë të revolucionit paqësor në vitin 1989. Një diktaturë që më 7 Tetor kishte festuar 49 vjetorin e ekzistencës u fundos e gjitha. Një vit më vonë gjermanët festuan ribashkimin me flamujtë gjermanë.

Vështrimi i RDGJ-së në një kënd 360 gradësh është tipik për punën e fondacionit. Një nga mbështetësit e tij është ministri i fundit i Jashtëm dhe i vetmi i zgjedhur në liri i RDGJ-së, Markus Meckel. Sipas tij koha e gjatë që kaloi me përballjen me diktaturën naziste ka pasur “shumë pasoja problematike”, thotë Meckel. Prandaj ishim të vetëdijshëm se duhej shpejt dhe në mënyrë të plotë një përballje e duhur me diktaturën e RDGJ-së dhe “për të gjithë vendin”.

Stasi në Lindje dhe Perëndim

Meckel ka parasysh me këtë mendimin e përhapur në pjesën perëndimore të Gjermanisë, se diktatura e RDGJ-së është një temë lindore. Por nuk është kështu. Mjafton të kujtosh se Stasi i shtrinte tentakulat dhe sigurisht synonte të hetonte popullsinë e vet, por gjithmonë e kishte nën vëzhgim edhe armikun e klasës në perëndim. Pjesa më klasike e repertorit të Stasit ishte diskreditimi i shfrytëzuesve kapitalistë dhe luftënxitësve në perëndim.

Se sa larg shkonte krahu i Stasit e tregon edhe afera e spiunit Günter Guillaume. Ai ia doli të ngjitej deri në postin e referentit personal të kancelarit të atëhershëm, Willy Brandt (SPD). Zbulimi i oficerit të lartë të Stasit në vitin 1974 shkaktoi një krizë të fortë qeveritare në Republikën Federale dhe çoi në dorëheqjen e kancelarit Brandt. Pushtetmbajtësit në Lindje rrëzuan pikërisht atë njeri, që me politikën e tij të çtensionimit ishte kudjesur për afrimin mes Lindjes dhe Perëndimit në Gjermani dhe Europë.

Kush ishte Erich Honecker?

Të rinjtë sot ndoshta nuk e dinë, se kush ishte Willy Brandt, laureat i çmimit Nobel për Paqen, apo kush ishte Erich Honecker, shprehet me keqardhje Markus Meckel. Në një kohë që është e rëndësishme të “njohim të shkuarën tonë në të gjitha dritëhijet e saj për të kuptuar veten”, thotë kryetari i bordit të Fondacionit Federal për Përballjen me Diktaturën. Në vështrimin pas bëhet fjalë edhe për të “kuptuar çështjet aktuale dhe për të tejkaluar sfidat”.

Se sa të brishta janë shoqëritë demokratike edhe gati 30 vjet pas fundit të konfliktit  Lindje-Perëndim e tregon forcimi i tendencave populiste si të majta ashtu edhe të djathta në të gjithë Europën. Prandaj Meckel e sheh detyrën e fondacionit si një sfidë që rishtrohet gjithnjë nga e para.

Fokusi i punës së fondacionit këtë vit është 50-vjetori i shtypjes së Pranverës së Pragës. Po ashtu unik është edhe publikimi i një albumi ” Muzetë dhe vendet përkujtimore në kujtim të viktimave të diktaturës komunistë”, ku dokumentohen 119 vende përkujtimore nga 35 shtete. Në 20-vjetorin e themelimit zhvillohet edhe një ceremoni festive më 17 Tetor, ku merrë pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier./DW

Etiketa: diktaturate mos e harrosh


Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
Aktualitet

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

8 Korrik, 2026 11:34 am
Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore
Aktualitet

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore

8 Korrik, 2026 11:28 am
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

8 Korrik, 2026 9:30 am
Para
Plas skandali! Melaninë e ngatërrojnë me vajzën që kërceu nudo

Plas skandali! Melaninë e ngatërrojnë me vajzën që kërceu nudo

Kosovë/ Kjo grua rrëfen publikisht përjetimet e dhunës seksuale në luftë

Kosovë/ Kjo grua rrëfen publikisht përjetimet e dhunës seksuale në luftë

‘Çmendet’ moti, stuhi shiu e ere në gjithë vendin

A ndikon moti në gjendjen shëndetësore dhe emocionale? Zbulohet e vërteta
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}