Temperaturat e lartë të kësaj jave kanë bërë që sot në një ditë pushimi të nisen për bregdet. Por një pjesë të mirë të rrugës por e kalojnë në trafik. Në rrjetet sociale qytetarë të shumtë ankohen se kanë ngel në trafik, ndërsa policia rrugore e Tiranës duket se nuk është shqetësuar për këtë situatë.
Trafiku i makinave është kilometrik dhe duket sikur ka përfshirë të gjithë autostradën. Në orët e pasdites pritet që fluksi i kthimit drejt Tiranës dhe trafiku të jetë edhe më i madh.