-U tha në Opinion

“Të gjithë menduan se është bërë marrëveshja, ndaj Basha del në protestë”


               Publikuar në : 22:48 - 03/07/19 |
geliano fataj

Gazetarja Mirela Milori ka treguar pse opozita do të protestojë në 8 korrik. Në emisionin Opinion, ajo tha se Basha u detyrua për protestë se pas votimeve të së dielës të gjithë menduan se mes tij dhe kryeministri Rama kishte një marrëveshje.

“Të gjithë menduan se është bërë marrëveshja, u duk sikur u bë dhe kësaj radhe një marrëveshje si ajo e 17-18 majit. Zoti Basha do dalë në protestë se do të tregojë se nuk ka marrëveshje”, tha Milori.

Sipas saj edhe në 12 gusht do të ndodh e njëjta gjë, kryetarët e bashkive të opozitës do të lirojnë zyrat.

“Në 12 gusht do vijnë amerikanët do shkojnë në zyrë aty ku shkuan herën e parë dhe këta do t’i lënë. Në 30 qershor pritëm se çfarë do të ndodhte dhe nuk ndodhi asgjë, ka pasur një trysni ndërkombëtare. Ajo protestë e fundit tregoi faktin që në ato protestat e tjera ku pati dhe molotov e ka patur opozita në dorë. Kur iu thanë që do të ishin në organizatat e dhunshme, nuk u këput asnjë lule. Kjo situatë tregon se sa qesharake është politika”. / Opinion.al

Pas