InstaBIZ

Të gjithë janë të bindur se Kylie Jenner dhe Drake janë në një lidhje


               Publikuar në : 17:00 - 06/11/19 |
xhu lia

Gjatë kësaj kohe mediat e huaja kanë shkruar se personazhi i njohur Kylie Jenner ka nisur një lidhje dashurie me reperin Drake.

Mësohet se dyshja është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndonëse Kylie nuk i ka pranuar këto aludime. Megjithatë duket se burimeve pranë tyre tregojnë të kundërtën

“Së fundmi Kylie dhe Drake kanë kaluar shumë kohë bashkë. Ata kanë qenë miq për shumë kohë,”-shprehen burime pranë tyre.

Këto aludime kanë nisur pas ditëlindjes së Drake, ku Jenner ishte e ftuar dhe gjithashtu në festën që ai kishte organizuar për “Halloween”. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë historia për këta dy personazhe të njohur./Opinion.al/

Pas