Sport

VIDEO/ Pamjet e reja, Kolasinac nuk u tremb nga goditjet me thikë


               Publikuar në : 17:52 - 06/11/19 |
Al Do

Tentativa për të grabitur dy futbollistët e Arsenalit , Senad Kolasinac dhe Mesut Ozil bëri bujë në media për reagimin e mbrojtësit boshnjak.

Policia britanike ka publikuar së fundmi një video që tregon të plotë ngjarjen.

Dy persona të maskuar iu afruan dyshes së lojtarëve teksa ata po qëndronin pranë automjetit luksoz të Ozil ku ndodhej edhe bashkëshortja e tij. Në video duket njëri nga grabitësit që i afrohet Kolasinac me thikë dhe sipas dëshmisë së lojtarit i ka kërkuar orën prej 200 mijë sterlinash.

Në këtë moment ngjarja bëhet komike pasi mbrojtësi i Arsenalit nuk reagon ndaj kërcënimeve edhe kur preket dy herë nga grabitësi. Në të kundërt ai i vërsulet dhe ata largohen të dy me motor, ndërkohë Ozil me bashkëshorten panë të gjithë skenën nga makina. /Opinion.al

Pas