Kryesore

Taulant Balla: PE i kërkoi opozitës kthimin në institucione


               Publikuar në : 16:24 - 28/02/19 |
b.f

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në një status në profilin e tij në twitter në lidhje me takimin e sotëm me delegacionin e Parlamentit Europian, ku shkruan se “PE përkrah fuqishëm hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kanë adresuar mesazhe inkurajuese.”

Lidhur mbi krizën, Balla shkruan se PE i ka dhënë një mesazh të qartë opozitës kur i ka kërkuar të braktisë, atë që e quan kurs të rrezkishëm politik duke iu kthyer jetës institucionale.

“Partia Socialiste mirëpriti përfshirjen e kolegëve tanë të Parlamentit Europian që i kërkuan opozitës të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik, ndalimin e dhunës dhe kthimin në jetën institucionale dhe përfshirjen e tyre në listën e deputetëve për të nderuar mandatin që elektorati u dha atyre. Parlamenti Europian përkrah fuqimisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor 2019. Mirënjohës ndaj mesazheve inkurajuese #TunneKelam @CDPreda @knufleckenstein @JFLopezAguilar @BasBelderMEP @ilhankyuchyuk @MeszericsT”,- shkruan Balla në twitter.Dl/ Opinion.al

 

 

Pas