Kronikë

Aksident në Durrës, një i vdekur


               Publikuar në : 16:32 - 28/02/19 |
b.f

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Durrës. Një grua ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Gjithashtu mësohet se janë plagosur edhe dy fëmijët e saj si dhe një grua tjetër. Viktima është M. Daci. Ajo ishte drejtuese e një prej makinave të përfshira në këtë aksident tragjik. Ngjarja ndodhi në fshatin Rrotull.

Informacion nga Policia

Në fshatin Rrotull, Manzë, shtetasi J.O., 34 vjeç , banues në Tiranë duke drejtuar mjetin me targë AA 666 SP është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX, me drejtuese shtetasen M.D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Në makinë ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidenti. / Opinion.al

Pas