Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tashmë jeni shumë të rritur për t’i besuar këto 10 mite

2018/03/06 at 12:01 AM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Tashmë jeni shumë të rritur për t’i besuar këto 10 mite

Veprimet qe ne bëjmë ose nuk bëjmë gjatë ditës lidhen ngushtë edhe me mitet. Disa prej tyre i injorojmë me kohën por të tjerat vazhdojmë t’i besojmë me plot bindje edhe pse tanimë jemi të rritur dhe kemi njohuri më të thelluara sa për të kuptuar që nuk janë të vërteta. Ja disa prej tyre:


Flokët rritet pas vdekjes

Nuk është e vërtetë. Lëkura rrudhet dhe thahet deri në dekompozimin e plotë të saj dhe kjo i bën thonjtë dhe flokët të duken më të gjata.

Zemra ndalon kur tështijmë

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, shumë prej nesh do të kishin vdekur me kohë. Kur zemra ndalon quhet arrest kardiak. Tështima ndikon në shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës për shkak të stimulimit të nervit pneumogastrik, por është minimale.

Ne gëlltisim merimanga në gjumë

As kjo nuk është e vërtetë. Vibrimet e ndryshme si të gërhiturat apo lëvizjet në gjumë i bën merimangat t’ju shmangin sepse frikësohen nga ju, e jo të zvarriten në gojën tuaj.

Alkooli ju ngroh trupin

Alkooli nuk jua ngroh trupin, thjesht hap enët e gjakut dhe stimulon qarkullimin e saj. Kjo e bën lëkurën më të ngrohtë por nuk e ndryshon temperaturën e trupit.

Ajnshtajni ka ngelur në matematikë

Mbase kjo ka qenë një gënjeshtër që ju kanë thënë për t’ju bërë të ndiheni më mirë me veten por Ajnshtajni nuk ka ngelur në matematikë. Ai ngeli në një provim të përgjithshëm që të hynte në klasat më të avancuara, por shkëlqeu te sektori i matematikës.

Një monedhë nga Empire State Buildings do t’ju shkaktojë vdekjen

Prej shumë vitesh është thënë se nëse dikush hedh një monedhë nga Empirë State Buildings dhe ju bie në kokë, do të vdisni. Një monedhë e hedhur nga ESB arrin shpejtësinë 64.4 mph, që do të thotë nuk është e shpejtë mjaftueshëm sa t’ju vrasë.

Duhet të prisni 24 orë që të shpallet dikush i humbur

Nëse keni shqetësime serioze për sigurinë e dikujt mund të telefononi policinë dhe të bëni një raport në çdo kohë. Nuk ka një periudhë pritje.

Pinguinët janë qenie monogame që rrijnë me një partner gjithë jetën

Për fat të keq nuk është e vërtetë. Disa specie si pinguinët mbretër janë besnikë gjatë periudhës së çiftëzimit ndaj partneres së tyre por pas kësaj i kthehen zakoneve të vjetra dhe kërkojnë partnere të tjera njësoj si të githë meshkujt.

Sheqeri i bën fëmijët hiperaktiv

Nuk duhen fajësuar ëmbëlsirat për hiperaktivitetin e fëmijëve. Duhet fajësuar ADHD – çrregullimi mendor që prek fëmijët dhe i bën ata hiperaktiv dhe të pavëmendshëm.

Ne kemi 5 shqisa

Jeni shumë më të veçantë nga ç’ju kanë thënë gjithë jetën. Qeniet njerëzore kanë 25 shqisa, duke përfshirë këtu edhe perceptimin multisensorial dhe perceptimin e kohës./ Përgatiti: Elena Lika

Etiketa: mite


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Para
Aktorja Rita Moreno vesh të njëjtin fustan që ka veshur 56 vite më parë në Oscar

Aktorja Rita Moreno vesh të njëjtin fustan që ka veshur 56 vite më parë në Oscar

Youtube teston opsionin e ri që zëvendëson sfondin

Youtube teston opsionin e ri që zëvendëson sfondin

Ja çfarë sugjerojnë gjinekologët si lubrifikant natyral

Ja çfarë sugjerojnë gjinekologët si lubrifikant natyral
















TE FUNDIT

VIDEO/ Reagim i çuditshëm i Melonit, çfarë i tha Macron kryeministres italiane

VIDEO/ Reagim i çuditshëm i Melonit, çfarë i tha Macron kryeministres italiane
17 Qershor, 2025

Përveç rëndësisë së madhe që kanë diskutimet mes liderëve botërorë në tryezën e rrumbullakët të G7, ajo që shton edhe...

Lexo më shumë

Drejtësia shqiptare/ Çela: Në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE

Drejtësia shqiptare/ Çela: Në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE
17 Qershor, 2025

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u shpreh se...

Lexo më shumë

Duke vendosur “fatet e botës” në një stol druri, takimi i veçantë Meloni-Trump

Duke vendosur “fatet e botës” në një stol druri, takimi i veçantë Meloni-Trump
17 Qershor, 2025

Takimi dypalësh midis Kryeministres Giorgia Meloni dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në margjinat e G7, u zhvillua në një...

Lexo më shumë

Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..

Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..
17 Qershor, 2025

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com