Tarifat e reja të parkimit të propozuara nga Bashkia e Tiranës kanë sjell në mbrëmje kundërshtimin e prerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe grupimit të djathtë Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilët janë bërë bashkë për ti thënë Jo këtyrë tarifave. Refuzimi i LSI-së ka bërë që Erion Veliaj të mos i ketë votat për ti miratuar i vetëm tarifat, ndaj edhe ka hyrë në negociata me LSI-në, ndërkohë që Fabian Topollaj anëtar i djathtë i Këshillit tha se nuk do të tërhiqen nga salla deri sa Veliaj të paraqitet me propozimet përkatëse. Ndërkohë që LSI ka kërkuar informacione shtesë nga Komisioni i Ekonomisë në Këshillin Bashkiak. Bashkia ka propozuar që në Zonën A që kalon në Unazën e Madhe tarifat nga ora 7.30 deri në 20.00 të jenë 100 lekë. Në zonën B, që është pjesa dërrmuese e rrugëve, tarifat do të jenë 40 lekë nga ora 7.30 deri në 20.00 ndërsa në zonën C që është afër Komunës Dajt 20 lekë ora.