Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tarifa 100% ndaj mallrave serbe, rrit inflacionin”

2019/10/20 at 8:09 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Tarifa 100% ndaj mallrave serbe, rrit inflacionin”

Këtë vit Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind. Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit. Në inervistën me kolegun, Burim Goxhuli, Guvernatori i BQK-së foli edhe për ndikimin që ka në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila siç thotë ai, ndikoi në rritje të inflacionit.

Zëri i Amerikës: Zoti Mehmeti, parashikimet e Bankës Botërore flasin për një rritje ekonomike gjatë këtij viti deri në 4 për qind në Kosovë. A është kjo e mjaftueshme për të ulur nivelin e papunësisë?

Fehmi Mehmeni: Nëse e shohim defiçitin e lartë tregtar, që ka ndikuar negativisht e që shënon thellim edhe të mëtutjeshëm me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion, po flas me të dhënat e korrikut të vitit 2019, kemi një rritje të defiçitit tregtar për 3.8 për qind. Por edhe në vitin 2018 është një prej faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë. Po ashtu edhe papunësia e lartë që është një prej atyre faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë për vitin 2018. Vazhdon të jetë sfidë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike në Kosovë, prandaj, është një rritje për t’u vlerësuar rritja prej 4 për qind. Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit është më e larta si rritje ekonomike. Por nuk është e mjaftueshme për të adresuar sfidat që ka Kosova që në këtë rast është defiçiti i lartë tregtar dhe papunësia. Marrë në konsideratë këto dy sfida që i përmenda më lartë, nevojitet që të kemi rritje ekonomike 6 deri 7 për qind, e që nuk është vështirë të arrihet kjo shifër.

Zëri i Amerikës: Banka juaj ka vlerësuar se për vitin 2018, vlera e importeve ishte mbi 3 miliardë euro, kurse eksportet 350 milionë euro. A është shqetësuese një disbalancë e tillë?

Fehmi Mehmeni: Unë po flas, meqenëse të dhënat që i përmendët ju janë faktike, nuk do t’i përsëris prap. Meqenëse kemi edhe të dhënat e rifreskuara që janë të korrikut të 2019-ës. Ngjashëm vazhdon. Po flas për të dhënat e vitit 2019, gjegjësisht korrikut të vitit 2019, vlera e eksporteve shënon diku rreth 250 milionë euro me një rritje vjetore prej 9.8 për qind. Në anën tjetër importet shënojnë 2.25 miliardë euro, ose me një rritje vjetore prej 4.4 për qind. Në total kemi një thellim të defiçitit tregtar prej 3.8 për qind që edhe një herë po e them negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti Mehmeti, organizata si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tërhequr vërejtjen vazhdimisht për trysninë që po ushtrohet nga skemat sociale mbi buxhetin e Kosovës. Si po përballeni me këtë situatë?

Fehmi Mehmeti: Ju e dini se Banka Qëndrore dhe unë si Guvernator jemi këshilltarë të qeverisë së Kosovës dhe vazhdimisht këshilla jonë edhe për qeverinë e kaluar edhe atë të ardhshme është që të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e skemës sociale. Marrë parasysh se këto krijojnë shpenzime afatgjata, të cilat më pastaj do të jenë edhe barrë afatgjatë për buxhetin e Kosovë. Prandaj këshilla jonë është që të kemi një menaxhim më të mirë dhe adekuat të këtyre skemave sociale. Edhe një herë po them marrë parasyshë faktin se krijojnë shpenzime afatgjate.

Zëri i Amerikës: Sipas vlerësimeve që i keni bërë edhe ju, borxhi i përgjithshëm publik i Kosovës është mbi një miliard euro. A është i përballueshëm për Kosovën një shkallë e tillë?

Fehmi Mehmeti: Borxhi publik arrin diku rreth 1 miliard euro. Nëse e shohim në raport me GDP-në, është diku rreth 17 për qind e GDP-së. Është mjaft e ulët nëse e krahasojmë me vendet e rajonit dhe me atë që e lejon ligji. Sepse ligji e lejon që 40 për qind në raport me GDP-në të jetë borxhi publik. Ka hapësirë që të rritet ende borxhi publik, nuk është shqetësues, është në nivel shumë të ulët. Por ajo që është me rëndësi të potencoj është fakti që borxhi publik duhet të dihet për çka mirret dhe gjithmonë të mirret me qëllim që të ketë vlerë të shtuar. Prandaj nuk duhet të merret ndonjë borxh për aktivitete të cilat nuk shtojnë vlerë për ekonominë. Prandaj e konsideroj që është mirë dhe ka hapësirë dhe është ulët, mirëpo unë më shumë do ta fokusoja dedikimin e borxhit public në drejtim të aktiviteteve që kanë vlerë të shtuar për ekonominë e vendit.

Zëri i Amerikës: Kritikët thonë se shkalla e lartë e korrupsionit në vendin tuaj është bërë pengesë për ardhjen e investimeve të huaja të qëndrueshme. A ndani edhe ju të njejtin mendim?

Fehmi Mehmti: Nëse i shohim të dhënat e fundit të korrikut 2019, investimet e huaja direkte kanë shënuar një rritje diku rreth 23.8 për qind dhe pritjet janë që të kemi rritje dhe pritjet janë që të kemi rritje të mëtutjeshme të investimeve në Kosovë. Nëse e shohim sektorin bankar…

Zëri i Amerikës: Por sa janë të qëndrueshme këto investime të huaja? Sa janë të qendrueshme dhe sa kanë krijuar mundësi për hapje të vendeve të reja të punës?

Fehmi Mehmeti: Po flas për sektorin financiar. Është një prej sektorëve që konsiderohet dhe është histori suksesi për investimet e huaja. Nëse flasim vetëm për sektorin bankar, prej 10 bankave që kemi në Kosovë, 8 banka janë me kapital të huaj dhe që i përbëjnë diku rreth 90 për qind në total të aseteve në sektorin bankar. Ngjashëm e kemi edhe te sektorët tjerë, te sektori i sigurimeve dhe institucioneve mikrofinanciare, të institucioneve financiare jobankare e kështu me radhë. Prandaj kjo të lë të kuptosh që ne kemi në vazhdimësi kërkesa prej investitorëve të huaj që të jenë akter në tregun financiar në Kosovë dhe janë investime të qëndrueshme.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi kanë patur në ekonomi tarifat 100% ndaj mallrave serbe?

Fehmi Mehmeti: Nëse e shohim inflacionin, po flas me korrikun e vitit 2019, ka një rritje të inflacionit që arrin në 3.1 për qind. Është shumë i lartë nëse e krahasojmë me atë të para një viti që ka qenë 0.6 për qind. Këtu ka ndikuar që të kemi rritje të indeksit të cmimit edhe nga importet që shënojnë rreth 3.9 për qind. Mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh faktin që ka ndikuar edhe aplikimi I taksës në rritjen e inflacionit në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Muajin e ardhshëm Banka Qendrore e Kosovës shënon 20 vjetorin e punës së saj. Cila është situata e sektorit financiar dhe bankar të Kosovës në këtë përvjetor?

Fehmi Mehmeti: Kemi organizuar një konferencë ndërkombëtare ku do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Ne kemi bërë një studim lidhur me qeverisjen korporative të bankave komerciale në dekadën e fundit, një studim ky i pari i këtij lloji të cilin do ta shpalosim gjatë konferencës. Po ashtu kemi krijuar një bazë të dhënash historike për vitet e fundit që lidhen me zhvillimet e qeverisjes korporative. Do të jetë kjo bazë e dhënash edhe për bankat e rajonit më pastaj presim që gjatë konferencës të nënshkruhet një marrëveshje shumëpalëshe mes Bankës Qëndrore të Kosovës dhe Bankave Qëndrore të rajonit. Sa u përket indikatorëve, gjatë këtij 20 vjetori kemi arritje të shumta. Nëse flasim për sektorin financiar, kemi një sektor financiar shumë stabil. Nëse e shohim sektorin bankar baza vjetore ka një rritje prej 10.4 për qind të kredive, rritje të depozitave 11.6 për qind. Nuk është kjo diçka që po e themi vetëm ne por janë edhe vlerësime që i bënë Banka Boterore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet tjera për këtë çështje./Burimi: VOA.




Ju sugjerojmë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
Para
Aksidenti në rrugën Tiranë-Elbasan, humb jetën vëllai i deputetes së PS

Aksidenti në rrugën Tiranë-Elbasan, humb jetën vëllai i deputetes së PS

“Shengenin Ballkanik”, ish-deputeti i PD: Firmëtarët lidhen me Rusinë

“Shengenin Ballkanik”, ish-deputeti i PD: Firmëtarët lidhen me Rusinë

Do aplikoni për Lotarinë Amerikane,këto janë këshillat e ambasadës së SHBA

Do aplikoni për Lotarinë Amerikane,këto janë këshillat e ambasadës së SHBA
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}