Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tani topi është në fushën e Arta Markut: Pse e largoi nga Shqipëria financierin e Habilajve?

2018/01/26 at 10:23 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tani topi është në fushën e Arta Markut: Pse e largoi nga Shqipëria financierin e Habilajve?

Largimi drejt Italisë i Nezar Seitit ka hapur një debat të madh publik për faktin se pse lejuan institucioet shqiptare ekstradimin e tij kur po hetohej edhe në Shqipëri për trafik droge. Kujtojmë se Seiti njihet me nofkën “financieri i Habilajve” dhe dyshohet se anëtar i bandës së drogës. Pas sqarimit që dha Ministria e Drejtësisë mbrëmjen e djeshme për ekstradimin e Seitit tashmë lipset që të japë argumentet e saj edhe Prokuroria e Përgjithshme. “Tani topi është në fushën e Arta Markut”, shkruan Ylli Manjani ish-ministër dhe njohës i mirë i ligjeve të shtetit.


Sipas Manjanit, prokuroria duhet të sqarojë nëse kishte çështje penale ndaj Nezar Seitit në vendin tonë apo u arrestua vetëm për llogari të drejtësisë italiane?

 

Enigma për largimin e tij dhe vazhdimin e gjykimit në Itali bëhet më e madhe për shkak se për të njëjtën çështje në Shqipëri hetohet dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më poshtë statusi i plotë në facebook i Yllit Manjanit

Ende presim nje sqarim nga Prokuroria e Përgjithshme mbi lejimin e ekstradimit të Nezar Seitit.
Lajmi që u përhap dje që Ministria e Drejtësisë e kishte bërë ekstradimin pa pyetur drejtësinë, nuk rezultoi i vërtetë. Tani topi është në fushën e zonjës Arta Marku. Ajo duhet të na sqarojë:

1. Kishte apo jo çështje penale në ngarkim të N.S, në proces nga prokuroria shqipëtare?

2. A u arrestua ky person nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronar i drogës së kapur në Vlorë në shtatorin e vitit të shkuar?

3. Nëse po, pse e lejoi ekstradimin duke mos njoftuar Ministrinë e Drejtësisë?
Një sqarim ligjor për ata që nuk merren me këtë gjë: Personi ndaj të cilit po heton prokuroria shqiptare, nuk mund të ekstradohet pa përfunduar hetimi dhe gjykimi. Ky është standart ligjor i yni dhe çdo shteti.

Gjithashtu Ministri i Drejtësisë kur vendos ekstradimin ose jo i referohet ekskluzivisht materialeve që vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria është institucioni që zbaton vendimet penale dhe që ngre akuze e bën hetime për çdo shtetas.
Dyshimi se e vunë në krye të Prokurorisë për të mbyllur dosjet e medha, të paktën deri tani, është i provuar!
Përgjegjësia ligjore për largimin e N.S është direkt mbi Arta Markun!

Qeveria për momentin mbrohet nën petkun e saj! E bën atë përgjegjëse. Ndonëse shpejtësia me të cilën e vendosën dhe e ekstraduan, provon nevojën që vetë qeveria kishte për ta larguar atë “siklet”…
Presim zonjën Marku të sqarojë pozicionin e saj dhe të Prokurorisë.

Shpresoj të mos ketë vënë në dispozicion të “hallit” të qeverisë ndonjë numër bosh të lënë në protokoll…
Sidoqoftë Heshtja e bën me faj!

Më poshtë deklarata e Ministrisë së Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë në reagim të lajmeve të publikuara sot, lidhur me ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, sqaron se janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin nr. 10193 datë 3.12.2009, Konventës Evropiane të Ekstradimit, të vitit 1957, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Evropiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.

Ministria e Drejtësisë në datë 20.10.2017, është njoftuar nga Interpoli Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti po në datën 20.10.2017, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në bazë të Urdhërit Arrestit Ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias, në datë 12.10.2017, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Ministria e Drejtësisë në datë 24.10.2017, i ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme njoftimin e Interpolit Tiranë, me qëllim kryerjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë për të kërkuar nga autoritetet italiane dërgimin e akteve.
Ministria e Drejtësisë shqiptare, menjëherë pas marrjes së kërkesës të datës 24.11.2017 nga Ministria e Drejtësisë italiane për ekstradim të shtetasit Nezar Seiti, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme në datë 10.01.2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1506, datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.
Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit Nr. 1506 datë 18.12.2017 është shprehur se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në perputhje me parashikimet ligjore të brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Etiketa: arta markuDrogaekstradimhabilajManjaniseiti


Ju sugjerojmë

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
Kryesore

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

10 Korrik, 2026 12:22 pm
“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
Aktualitet

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

10 Korrik, 2026 12:18 pm
Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

10 Korrik, 2026 11:14 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Para
Historia/ Nisi si lidhje seksi por kam rënë në dashuri, e dua vetëm për vete kolegen e martuar

Historia/ Nisi si lidhje seksi por kam rënë në dashuri, e dua vetëm për vete kolegen e martuar

Fakte dhe shifra/ 3 inceneratorët që do ndertohen në Shqipëri kapacitet për të djegur plehrat e gjysmës së Europës

Fakte dhe shifra/ 3 inceneratorët që do ndertohen në Shqipëri kapacitet për të djegur plehrat e gjysmës së Europës

Protesta e nesërme/ Berisha: Panik në qeveri, ja denoncimi

Protesta e opozitës, blindohet Tirana: 1500 forca policie, agjentë civilë dhe rrugë të bllokuara
















TE FUNDIT

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin...

Lexo më shumë

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
10 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi për parandalimin e...

Lexo më shumë

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
10 Korrik, 2026

Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar një ligj të ri që forcon përgjegjësinë ligjore të kompanive që japin me qira skuterë...

Lexo më shumë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
10 Korrik, 2026

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 53 mijë metra katrorë tokë në lidhje me operacionin e një dite më parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}