Qindra punonjës të taksive në Paris protestuan sot duke shkaktuar kaos në trafik. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë shoferët që përpiqeshin të bllokonin rrugën pranë Porte Maillot. Janë arrestuar rreth 20 protestues.
Një përfaqësues i protestës, Thierry Guichard, tha se qeveria kishte dështuar të veprojë për të mbrojtur shoferët e taksive dhe të sigurojë respektimin e rregullave.
*Në foto momenti kur u vihet flaka gomave të makinave