Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa e rrugës së Kombit do paguhet 2 herë. Juristët: Qytetarët mund t’i drejtohen Gjykatës

2018/03/28 at 10:53 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Taksa e rrugës së Kombit do paguhet 2 herë. Juristët: Qytetarët mund t’i drejtohen Gjykatës

Tarifat e larta që kanë nisur të testohen në rrugën e Kombit 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët mund të anikimohen në gjykatë për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen me shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion.

Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 120 milionë euro taksa nga qarkullimi (507 milionë litra nafte konsum vjetor me 2016 x 32 lekë takse qarkullimi +TVSH). Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe rrugën e Kombit ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është sa 18 për qind e taksës që u vol me 2016 nga qarkullimi dhe që ka destinacion mirëmbajtjen.

Juristi Ylli Manjani pohon se qytetarët ose shoqatat e konsumatorëve parimisht mund të ngrenë padi në lidhje me taksimin e shumëfishte. Mirëpo sipas tij, kjo padi nuk mund të shqyrtohet pasi vendi aktualisht është pa Gjykatë Kushtetuese.

“Siç e dini përfundimi i mandatit të 4 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e ka lënë këtë gjykatë pa shumicë për të funksionuar.  Ndaj pa zgjidhur këtë çështje nuk ka as gjykime. Por kjo nuk do të thotë që padia të mos ngrihet. Ajo mund të depozitohet dhe të presë plotësimin e vendeve në gjykate për tu shqyrtuar”, sqaroi zoti Manjani.

Zoti Manjani thotë se kjo çështje meriton një analizë dhe vlerësim të plotë nga pikëpamja e përputhshmërisë me kushtetutën.

Sipas tij dhënia e rrugëve kombëtare në administrim privat është praktikë e njohur në botë. Por shteti e lejon këtë lloj administrimi vetëm në kushtet kur rruga që i jepet privatit për ta ndërtuar ose administruar është rrugë alternative e rrugës publike.

Pra parimi është që shteti ka detyrë të sigurojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në rrugë publike. Për këtë qëllim njerëzit paguajnë taksa, shprehet me tej juristi i njohur.

Ai tha se, për aksesin në rrugë publike shteti nuk mund të kërkoje para apo tarifa shtesë, sepse është paguar nëpërmjet taksës. Ndërsa privati është gjithnjë shërbim alternativ. Natyrisht më i mirë, më i shpejtë dhe më i sigurte. Mbi këtë shërbim përdoruesi paguan çmimin ose përdor rrugën publike. Ky është shtrati parimor i ndërtimit dhe administrimit të rrugëve në çdo shtet, pavarësisht formës apo regjimit politik që e drejton, shtoi ai.

“Tani nëse e marrim dhe analizojmë ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e koncesionit të rrugës se kombit, krahasuar me këtë set parimesh që sapo përmenda, do shohim se ka çështje që meritojnë sqarim”, analizoi me tej eksperti, duke shtruar disa pyetje .

-Së pari duhet të dimë sa para nga taksimi i përgjithshëm i kalojnë kësaj rruge dhe në ç’formë?

-Së dyti, mbi sa para nga të ardhurat e mbledhura nga taksa e naftës i kalojnë rrugës?

-Së treti si janë flukset e qarkullimit, dhe cilat janë pritshmëritë tani që aplikohet taksa?

-Së katërti, a ka dhe a funksionon rruga publike? Dmth rruga e Kombit quhet alternative apo rrugë e zakonshme?

-Së pesti, si ndikon qarkullimi në këtë rrugë në treguesit ekonomikë të vendit?

Informacionet që dalin nga përgjigja e këtyre pyetjeve do ma krijojë një panoramë më të qartë mbi ligjshmërinë e kontratës. Këto fakte do të kërkonte edhe gjykimi Kushtetues, shtoi ai

Por në fund te fundit konsumatori ka gjithnjë të drejtë të mbrohet. “Objekti i gjykimit në thelb është pak delikat, por i drejtë. Saktësisht ndërtimi i një padie të tillë, kërkon doemos informacionet që vijnë nga përgjigja e pyetjeve të mësipërme. Sidoqoftë insistoj qe diskutimi themelor mbetet tek e drejta e aksesit publik në rrugët publike te cilat i paguan publiku nëpërmjet taksave. Rrugët alternative mund te jene dhe private. Rreth kësaj teme do te duhet te ndërtohej një padi”./Monitor

Etiketa: gjykaterruga e kombittaksa

Ju sugjerojmë

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
Kryesore

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

17 Dhjetor, 2025 10:10 am
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Para
DEBATI/ Kumbaro: Unë jam politike, nuk di a do shembet Teatri Kombëtar. Vokshi: Dorëhiqu, e paaftë

DEBATI/ Kumbaro: Unë jam politike, nuk di a do shembet Teatri Kombëtar. Vokshi: Dorëhiqu, e paaftë

Evropiani i Peshëngritjes/ Shqipëria humb mundësinë për medalje, Qerimaj tërhiqet nga gara

Evropiani i Peshëngritjes/ Shqipëria humb mundësinë për medalje, Qerimaj tërhiqet nga gara

Moderatorja e njohur ironi me femrat që bëjnë buzët. Me kë e ka vallë?

Moderatorja e njohur ironi me femrat që bëjnë buzët. Me kë e ka vallë?

TE FUNDIT

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot përjashtimin nga partia të ish-deputetit, Ervin Salianji pas takimit që ky i...

Lexo më shumë

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
17 Dhjetor, 2025

Presidenca e Bashkimit Evropian, Këshilli i BE për Çështje të Përgjithshme, ka miratuar të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit....

Lexo më shumë

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
17 Dhjetor, 2025

Deri më tani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ka vënë në dispozicion të gjitha materialet e ardhura nga SPAK...

Lexo më shumë

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
17 Dhjetor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi nga burgu, me rastin e ditëlindjes së tij, duke falënderuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com