Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

2025/12/17 at 10:12 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE

Nga BE njoftohet se janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri të Kosovës”.


Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla mbesin akoma të bllokuara. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Sipas letrës së publikuar nga Bislimi, janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri”, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh. “Bazuar në këto dhe në përputhje me komunikimin e Komisionit për Zgjerimin 2025, kam kënaqësinë t’ju informoj se Komisioni do të heqë më tej disa nga masat e BE-së, konkretisht ato që lidhen me programin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare”, thuhet në letrën e Koopmanit.

Kosova kërkon heqjen e plotë të masave ndëshkuese

Kosova mirëpret hapin e radhës nga ana e BE-së dhe heqjen e plotë të masave, u shpreh Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi. “Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”, theksoi Bislimi.

Por Bashkimi Evropian, siç shkruajnë mediet në Prishtinë, nuk do t’i heqë këtë vit të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Komisioni Evropian ka kërkuar nga Kosova t’i paraqesë projektet edhe për përdorimin e fondeve të IPA-s, pra të para-anëtarësimit për periudhën 2026–2027, të cilat gjithsesi duhet të miratohen edhe nga Komisioni Evropian e të mbështeten nga vendet anëtare. Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutuan të martën në Bruksel për procesin e zgjerimit, duke miratuar konkluzionet për këtë proces. Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian, në pjesën për Kosovën bën thirrje që vendi të përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave. Ndër kërkesat e tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës dhe të ndërpresë kundërshtimin ndaj anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kosova ende pas në procesin e integrimit në BE

Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse për këtë ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022. Për të kërkuar më shumë nga Brukseli për Kosovën, në kryeqendrën evropiane ka udhëtuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor. Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, “në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit”.

“Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, thuhet në njoftimin e presidences. Në agjendën e diskutimeve të Samitit thuhet më tej se “përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat”. Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane. Samiti vjetor BE–Ballkani Perëndimor është bërë formalitet vitet e fundit. Draft-deklarata e Samitit, një pjesë të së cilës e kanë publikuar mediet në Prishtinë, dokument që duhet të miratohet nga udhëheqësit e BE-së, pohon se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun tonë. Zgjerimi është një mundësi reale që duhet shfrytëzuar”./dw



Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

22 Qershor, 2026 1:27 pm
Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Bota

Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

22 Qershor, 2026 1:25 pm
Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Politikë

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

22 Qershor, 2026 1:22 pm
Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
Para
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë - Janinë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
22 Qershor, 2026

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee,...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
22 Qershor, 2026

Donald Trump ka lëshuar këtë të dielë një sëri paralajmërimesh të forta ndaj Iranit, ndërsa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve...

Lexo më shumë

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
22 Qershor, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni...

Lexo më shumë

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
22 Qershor, 2026

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, fajësoi të hënën Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për krizën e vazhdueshme që rrethon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}