Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi në SHBA/Kosova me shpresa të mëdha, Serbia nuk përjashton surprizat

2020/09/01 at 2:22 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Takimi në SHBA/Kosova me shpresa të mëdha, Serbia nuk përjashton surprizat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e cilëson të një rëndësie të lartë shtetërore takimin e Uashingtonit Kosovë-Serbi. Sipas tij, njohja reciproke Kosovë-Serbi, është qëllimi i vetëm i Kosovës në kuadër të dialogut.


Një delegacion me përbërje të madhe i Kosovës merr pjesë në takimin e datës (04.09) në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Delegacioni i Kosovës që kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti ndodhet në Uashington me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, takim ky i organizuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien dhe i ngarkuari special i presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në takimin në Shtëpinë e Bardhë diskutohet për çështjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa çështjet politike thuhet, se diskutohen në Bruksel. Sipas kryeministrit Hoti, pala kosovare është e përgatitur për këtë takim që e cilëson të një rëndësie të lartë shtetërore. Çfarëdo që të jetë agjenda e bisedave brenda Shtëpisë së Bardhë, kryeministri Hoti, thotë se “njohja reciproke Kosovë-Serbi, është qëllimi i vetëm i Kosovës në kuadër të dialogut”.

Dialog që çon në njohje reciproke

“Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës. Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cënuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik”, shkruan në profilin e tij kryeministri Hoti.

Sipas Hotit, “nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit”, ai nuk do hezitojë të dialogojë me Serbinë dhe fton edhe opozitën që të jetë pjesë e procesit. “Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera”, shkruan Hoti.

Opozita kundër pjesëmarrjes në delegacion

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) dhe lëvizja Vetëvendosja, nuk kanë pranuar t’i bashkohen delegacionit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosja e kryesuar nga Albin Kurti, si partia më e madhe opozitare refuzoi pjesëmarrjen në këtë delegacion, duke thënë se këto bisedime nuk mund të udhëhiqen nga një qeveri siç e quajnë “jolegjitime dhe jolegale”. “Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme, kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë, që harton, prezanton dhe siguron unitet përmes një platforme që merr mbështetjen e 2/3 të deputetëve në Kuvend si dhe duke u nisur gjithnjë nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore”, thuhet në reagimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti kundër Grenell

Angazhimi i ambasadorit amerikan Richard Grenell në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili vazhdimisht ka kërkuar që Kosova ta heqë reciprocitetin me Serbinë dhe të rifillojë dialogu, nuk i ka pëlqyer dhe vazhdon të mos i pëlqejë liderit të opozitës në Kosovë, Albin Kurtit. Në një postim të mëhershëm në profilin e tij, Kurti bëri thirrje që njëzëri të kundërshtohet Richard Grenell. “Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, shkroi Kurti.

Shpresat tek SHBA

Angazhimi amerikan në kuadër të dilaogut Kosovë-Serbi, sipas analistëve kosovare është jetik për vendin, për faktin që sipas tyre, dialogu i Brukselit tash edhe 10 vjet nuk ka prodhuar shumë rezultate. Prandaj, në këtë kuadër analisti Blerim Burjani, i tha DW-së, se shpresa e vetme mbetet SHBA. “Shpresa e vetme mbetet SHBA për t’i dhënë fund konfliktit të ngrirë dhe pengesës së Kosovës që të jetë pjesë e OKB-së, NATO-s dhe integrimit të BE. Pra kosovarët duan SHBA si ndërmjetësues të fortë dhe të qëndrueshëm sepse, SHBA di të përdorë diplomacinë edhe me sanksione dhe amerikanët nuk lejojnë zvarritje të përjetshme të dialogut pa zgjidhje përfundimtare”, thotë Burjani.

Sipas analistit Burjani, SHBA mund të ofrojnë zgjidhje të shpejtë, por, problemi kryesor janë njohja së pari e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa, të tjerat janë procese teknike. “Kosovarët besojnë fuqishëm në SHBA dhe kjo është e sinqertë për të gjithë kosovarët, sepse ata e dinë se pa SHBA s’ka asgjë që e ndal Serbinë, pra Kosova beson në diplomacinë e SHBA dhe qëndrueshmërinë e zgjidhjes së problemit. Gjasat teorike janë që në shtator të ketë marrëveshje, ndërsa, de fakto gjasat më të mëdha mund të jenë që deri në fund të vitit 2020 të ketë marrëveshje të plotë” thotë Blerim Burjani.

Serbia nuk përjashton surprizat

Nga ana tjetër, pala serbe shkon në Uashington e përgatitur për një seri temash, ndërsa nuk e përjashton mundësinë e ndonjë “surprize”, në Shtëpinë e Bardhë, është shprehur Marko Gjuriq, koordinator i Serbisë në dialogun Prishtinë-Beograd. “Ekipi negociues i Serbisë shkon në Uashington me projekte konkrete të lidhjes ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe biznesmenët e të gjitha kombësive në Kosovë. Delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen e Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por surprizat janë të mundshme në takimin në Uashington”, citojnë mediet në Serbi, Marko Gjuriqin.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahej fillimisht për 27 qershor, por, ky takim u anulua për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, që të dy të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Tash delegacionit të Kosovës për takimin Kosovë-Serbi, të datës (04.09) në Shtëpinë e Bardhë i prin kryeministri Avdullah Hoti. “Ekipi që udhëton në Uashington përbëhet nga kryeministri Avdullah Hoti, koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, zv.kryeministri Driton Selmanaj, zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Arban Abrashi, dhe shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar politik i kryeministrit Hoti./DW

Etiketa: DWserbiauashington


Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Europa League, ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët nëse kalojnë turin

Europa League, ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët nëse kalojnë turin

Turqia arreston një komandant të Shtetit Islamik

Turqia arreston një komandant të Shtetit Islamik

Pas zgjedhjeve në Mal të Zi/ BE: Të shfrytëzohet mundësia për reformat

Pas zgjedhjeve në Mal të Zi/ BE: Të shfrytëzohet mundësia për reformat
















TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com