Politikë

Takimi me opozitën parlamentare, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:24 - 07/07/20 |
Opi Nion

Ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit kryeministri Edi Rama, ku do të takohet me krerët e 3 grupeve të opozitës parlamentare .

Takimi është thirrur nga Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku. Në fokus të takimit do të jetë votimi i i reformës zgjedhore në Kuvend.

Votimi i reformës ishte ngërç i radhë për “zgjedhoren” pasi opozita parlamentare ka deklaruar se pa u pranuar hapja e listave, nuk do e votojë reformën në Kuvend.

28 deputetë të opozitës parlamentare depozituan një projektligj për ndryshimin e sistemit në lista të hapura dhe eleminimin e koalicioneve zgjedhore, i cili votohet në Kuvend më 30 korrik.

Nga ana tjetër mazhorancës i duhen votat për Zgjedhoren pasi nuk i plotëson dot brenda grupit të saj./ Opinion.al

Pas