Sport

Komisioni i Disiplinës përjashton përjetë futbollistin shkodran


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:16 - 07/07/20 |
Opi Nion

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar ashpër lojtarin e KF Ada, Valter Perndrecaj, pasi goditi arbitrin e ndeshjes.

Sipas vendimit të Komisionit, Perndrecaj është përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë mes Gramshit dhe Adës së Velipojës, ku Valter Perndrecaj sulmoi arbitrin e ndeshjes.

Po ashtu, Komisioni i Disiplinës pezulloi me 4 ndeshje edhe futbollistin e Vllaznisë Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes./ Opinion.al

Pas