Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e pallatit të sportit “Busto Arsizio”,në Milano.
Shefi i qeverisë u pritë nga bashkëkombësit në vendin fqinj me brohorima, ovacione dhe flamuj kuq e zi,.
Rama do mbajë dhe fjalën ku prittë të flasë për rrugëtimin, sfidat dhe arritjet e shqiptarëve në Itali
Pallati i sportit është mbushur me shqiptarë, një pjesë e së cilëve e kanë ndjekur nga jashtë aktivitetin. Pas rreth 1 ore, porta e pallatit të sportit u hapur dhe për qindra shqiptarët që prisnin nga jashtë.