Paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua takimi i Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura.
Gjatë fjalës së mbajtur Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, u shpreh se BE “do vazhdojë të mbështesë institucionet shqiptare në udhëtimin e tyre drejt BE”.
Ndërkohë nga ana tjetër ambasadori i ri britanik në Tiranë Nick Abbott tha mes të tjerash “se duhet llogaridhënie dhe transparencë”.
“Mbështesim SPAK dhe luftojmë për lirinë e fjalës në Shqipëri”, u shpreh ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Caspar Vos.