Rajoni

Takimi Kosovë-Serbi në SHBA, Kurti: Delegacioni kosovar është i çorientuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:54 - 03/09/20 |
Opi Nion

Ndërsa delegacioni kosovar dhe ai serb kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për të nisur bisedimet në praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një konference për mediat lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti edhe një herë e ka komentuar këtë takim.

Sipas Kurtit, delegacioni kosovar është i çorientuar dhe prej tij nuk pritet dobi.

“Nuk ka udhëheqje e marrëveshje pa fituesin e zgjedhjeve. Ne nuk presim as dobi e as drejtësi nga një delegacion që e la Kosovën si mos më keq në kohën e pandemisë e në mjerim, për vrapuar pas Vuçiqit për njohje të Zajednicës. Delegacioni nga Kosova siç e kemi parë është i çorientuar, paralelisht deklarojnë katër gjëra të ndryshme, në mos edhe kontradiktore”, tha Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes ka komentuar edhe faktin se delegacioni kosovar shkoi disa ditë përpara takimit të planifikuar duke e quajtur këtë veprim turizëm qeveritar.

“Delegacioni kosovar shkoi tri ditë më herët, para fillimit të bisedimeve. Ky është turizëm qeveritar me para të shtetit e të popullit. Delegacioni nga Kosova është enorm për nga numri i pjesëmarrësve dhe shumëfish më i madh sesa ai nga Serbia. S’ka përvojë në negociata ndërkombëtare, por vetëm në ato për poste qeveritare. Mbase negociatat e vërteta janë mes SHBA-së dhe Serbisë, e delegacioni kosovar është ndërmjetësuesi i panevojshëm”, ka deklaruar  Kurti.

Lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, Kurti  tha se nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike, pa qenë edhe politike.

“U tha që marrëveshja do të jetë vetëm ekonomike. Mirëpo, nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike që nuk është edhe politike. Që nga statusi i palëve që nënshkruajnë marrëveshjen, te përmbajtja e marrëveshjeve, karakteri politik është i pashmangshëm. Këto negociata që janë paralajmëruar do të mbahen në prezencë të këshilltarit për siguri e jo në prezencë të këshilltarëve për ekonomi. Për këto negociata nuk ka transparencë, nuk dihen agjenda e formati, nuk dihet përmbajtja e qëllimi”, deklaroi Kurti.

Edhe një herë gjatë këtyre ditëve, Albin Kurti e cilësoi delegacionin kosovar pa legjitimitet për këto negociata.

“Delegacioni nga Kosova nuk ka platformë të diskutuar e të aprovuar në Kuvendin e Republikës. Këta të delegacionit nuk ke as sesi i quan tradhtar në të ardhmen. Delegacioni nga Kosova i përbërë nga politikan e gazetar, duke i shpallur ndërmjetësit dashuri të njëanshme dhe besim apsolut, ja uli vetes pozicionin para fillimit të bisedimeve. Emisari Grenell tash konsideron që palën kosovare e ka, ndërsa duhet të ja shuaj pakënaqësinë e ankesat e kërkesat veç  palës serbe”, tha kreu iVetëvendosjes./Opinion.al

 

 

 

Pas