Kryesore

Takim me Bashën për Reformën Zgjedhore? Rama: Do ishte normale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 02/06/20 |
Opi Nion

Teksa ka folur në lidhje me procesin e Reformës Zgjedhore, kryeministri Edi Rama tha se ishte normale një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rama tha se rregullat e lojës janë çështje të brendshme të palëve dhe jo të hynin dhe dilnin ambasadorë nga zyra.

 “Në Shqipërinë e 2020 nuk është e hijshme për ne për çështje të brendshme dhe që lidhen me vendojen e rregullave të lojës, ku palët janë dy skuadra apo më shumë që zhvillojnë një ndeshje, apo finale ulen dhe bien dakord. Sa është fusha, porta, faull, penallti, të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer. Është për të thënë faleminderit përderisa nuk bëjnë dot hapin vetë, duhet ndihmë. Kam qenë në opozitë, dhe i kam kërkuar disa herë kryeministrit të kohës të bisedonim. Tani kanë ndërruar pozicionet. Kërkoj të ulemi, por ju e dini historinë. Do ishte normale të uleshim, merreshim vesh nuk merreshim vesh.’’– tha Rama./ Opinion.al

Pas