Rajoni

Kuvendi i Kosovës voton nesër për qeverinë e re


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 02/06/20 |
el ida

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që nesër (3 Qershor) në orën 11 të mbahet seanca, ku pritet të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vendimi i kryesisë vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit, Hashim Thaçi, iu drejtua Kuvendit me kërkesë për seancë.

Pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, LDK-ja ka arritur koalicion të bashkëqeverisjes më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 nëntorit të vitit të kaluar, LDK-ja doli partia e dytë në zgjedhje dhe në rast të votimit në Kuvend të qeverisë Hoti, Kosova do të ketë për herë të parë një qeveri në kuadër të së cilës nuk është partia fituese e zgjedhjeve./Opinion.al

Pas