Saimir Tahiri ka folur vetëm pak fjali sot në Parlament, në seancën për heqjen e imunitetit të tij.
“Ky parlament ka dëgjuar përbetime të shumta, unë po ua kursej”, tha ai.
“Unë nuk do kërkoj dhe nuk pres drejtësi nga ky parlament por aty ku më takon përpara institucioneve të drejtësisë. Mirëpres çdo vendim tuajin, cilido qoftë ai”, e mbylli Tahiri fjalën e tij.
Deputetët e PD mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Qeveria e drogës”. Ndërsa nga deputetët e PS Tahiri mori disa duartrokitje. /Opinion.al