Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Sot u votua një tjetër buxhet socialist, shumica e atyre që ngritën kartonat nuk e dinë se çfarë votuan

2023/12/07 at 3:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Sot u votua një tjetër buxhet socialist, shumica e atyre që ngritën kartonat nuk e dinë se çfarë votuan

Pas miratimit të buxhetit në seancën e sotme plenare në Kuvend, ka reaguar deputetja e PD Jorida Tabaku e cila përmes një videoje në rrjete sociale shprehet se shumica e deputetëve që ngritën kartonat nuk e dinë se çfarë votuan.


Tabaku thotë se një tjetër buxhet socialist u miratua, i cili rriti taksat me 70 milion euro, kryesisht për shtresën e mesme.

“Jam e sigurtë që asnjëri nga ju nuk arriti të kuptojë se çfarë u votua sot mes zhurmës dhe rrëmujës. Jam e sigurt që dhe shumica e atyre që ngritën kartonat nuk e dinë se çfarë votuan. Sot u votua një tjetër buxhet socialist, i cili rriti taksat me 70 milion euro, kryesisht për shtresën e mesme. Tre janë shifrat dhe faktet domethënëse për këtë buxhet. Së pari, Shqipëria do të vazhdoj të mbetet një nga vendet më të varfra të Ballkanit Perëndimor duke lënë pas vetëm Kosovën me 23% varfëri. Shqipëria do të ketë mbrojtjen më të ulët sociale, të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë një buxhet prej pothuajse 11% të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen sociale.

Së treti, Shqipëria ka pagat më të ulëta në të gjithë Ballkanit Perëndimor, me një peshë pothuajse 4.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Këto tre shifra tregojnë që asgjë nuk ndryshon në tendencën 10-vjeçare të buxheteve socialiste. Asgjë nuk ndryshon dhe asnjë mbështetje, asnjë stimul për shtresën e mesme, asnjë justifikim për të shpjeguar se çfarë ndodhë me ekonominë sot dhe pse kemi çmimet më të larta.

Por nga ana tjetër as edhe një rritje graduale për të shkuar të paktën drejt treguesve të Ballkanit Perëndimor. Shqetësimi kryesor që kam ngritur në ketë muaj është e vështirë që të dëgjohet mes zhurmës, ka qenë që ky buxhet do vazhdojë që të mos mbështesë shtresën e mesme, te godasë shtresën e mesme. Të formalizojë informalitetin, por nga ana tjetër të ketë një tendencë, e cila është kthyer në shqetësuese, për sa i përket mbështetjes së arsimit. Nuk ka pse të shqetësohemi, as të çuditemi kur shohim shifrat e PISA që të rinjtë shqiptarë sot kanë rënien më të madhe në lexim, matematikë dhe shkencë. Kjo lidhet me politikat e buxhetit, kur nuk buxhetojmë, kur nuk mbështesim arsimin, ekonominë e zhvillimit, teknologjinë e informacionit, kjo do ndodhë. Ku nuk kemi asnjë model zhvillimi ekonomik, kjo do ndodhë. Të gjitha këto shqetësime që kam ngritur gjatë këtij muaji dhe të gjitha këto duhet të ishin shqetësime edhe për qeverinë, janë problemet reale që ka ekonomia.

Janë arsyet se pse sot rinia largohet, pse nuk ka meritokraci. Në fund të ditës çdo gjë lidhet me vizionin për buxhetin dhe me vizionin që një qeveri ka për ekonominë. Ndjesë të gjithë atyre që nuk kanë arritur që t’i transmetojmë atë që duhet përsa i përket buxhetit. Është shumë e vështirë që argumentat dhe idetë të dëgjohen e të shikohen e të analizohen kur ka zhurmë. Fatkeqësisht edhe një tjetër buxhet socialist u miratua!”, shprehet deputetja në video.



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
24 vite pas luftës/ Kurti: Kosovës i janë shkaktuar dëme shkatërruese, që ende nuk janë matur

24 vite pas luftës/ Kurti: Kosovës i janë shkaktuar dëme shkatërruese, që ende nuk janë matur

Prokuroria antidoping kërkon 4 vite përjashtim për Pogba

Prokuroria antidoping kërkon 4 vite përjashtim për Pogba

“Ushtria izraelite përgjegjëse për sulmin që vrau një gazetar e plagosi 6 të tjerë”

"Ushtria izraelite përgjegjëse për sulmin që vrau një gazetar e plagosi 6 të tjerë"
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}