Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Rritja e taksave ka shtuar të ardhurat e Bashkisë, pse nuk ka ujë?

2019/09/02 at 9:39 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se të ardhurat e buxhetit të Bashkisë së Tiranës janë rritur si pasojë e rritjes së taksave dhe pavarësisht kësaj nuk është përmirësuar furnizimi me ujë i qytetarëve.


Në një status në Facebook, Tabaku argumenton se “rritja e të ardhurave nuk ka ardhur nga mirë menaxhimi i mbledhjes por si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave”. Rritja e çmimit të ujit për qytetarët dhe bizneset si dhe katërfishimi i taksës së banesës i kanë sjellë Bashkisë në buxhet 18 milionë euro në vitin 2018 sipas Tabakut, ndërsa “për vitin aktual të ardhurat e mbledhura nga UKT prej qytetarëve dhe bizneseve është 239 mln lekë ( thuajse 2 mln euro) që janë rreth 9% e të ardhurave të bashkisë Tiranë për tremujorin e parë të këtij viti” shkruan ajo.

Megjithëse qytetarët paguajnë 30% më shumë, gjendja e furnizimit me ujë në Tiranë është “mesjetare” shton ish-deputetja demokrate. Ajo ngre pyetjen se përse qytetarët nuk kanë ujë ndërsa fondet janë rritur dhe akuzon kryebashkiakun e Tiranës se po bën propagandë për të treguar një realitet tjetër.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut

Tirana Mesjetare

U bë disa javë që Tirana është në kolaps të plotë dhe pa ujë të pijshëm ndërsa administrata e bashkisë Tiranë bashkë me kryetarin e saj vazhdojnë parodinë e propagandës për çmimet që fitojnë jashtë në këmbim të lejeve të ndërtimit. Tirana është sot një nga qytetet më kaotike dhe njëkohësisht administrata e saj është më e paaafta ndonëse falë kërbaçit dhe shtetit policor ajo mbledh 173 mln euro të ardhura, siç edhe raporton buxheti i vitit 2018.

Kjo vlerë është 30% më e lartë se sa të ardhurat që kjo bashki ka mbledhur në vitin 2015, rritja e të ardhurave nuk ka ardhur nga mirëmnaxhimi i mbledhjes por si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave. Çmimi i ujit u rrit nga bashkia Tiranë në nëntor 2017 ku një familje paguan 20 lek/metër kub (pra me 31%) më shtrenjtë, për bizneset u rrit me 25 lek/metër kub (16% më shumë).

Sakaq, u vendos që edhe taksa e banesës (e cila u rrit nga qeveria socialiste në vitin 2018 duke u katërfishuar), të mblidhej në faturat e ujit (pra nga UKT).Tarifa e rritur e ujit dhe taksa e banesës e rritur me vendim të qeverisë i sollën për vitin 2018 të ardhrua në vlerën e 1.87 mld lekëve (18 mln euro) apo 14% të të ardhurave të Bashkisë Tiranë për vitin 2018. Për vitin aktual të ardhurat e mbledhura nga UKT prej qytetarëve dhe biznesëve është 239 mln lekë ( thuajse 2 mln euro) që janë rreth 9% e të ardhruave të bashkisë Tiranë për tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se bashkia Tiranë ka rritur me 40% të ardhurat tek UKT vetëm nga rritja e taksës së pronës në raport me vitin 2015. Ndërkohë që për vitin aktual Bashkia Tiranë pritet të arkëtojë 35% më shumë nga tarifat dhe taksat që i janë rritur qytetarëve të Tiranës.

Afërmendsh qytetarët që paguajnë 30% më shtrenjtë ujin dhe katër herë më shtrenjtë taksën e banesës dua të kuptojnë se përse nuk kanë ujë? Përgjigja mbase fshihet në propagandën e përditshme të Bashkisë e cila është kujdesur që krizën e thellë të furnizimit me ujë të mos e paraqesë as në media. Me një stil sa gëbelsian aq edhe stalinist, askush nga media nuk pipëtin për situatën mesjetare të ujit në Tiranë ndërsa kronikat propagandistike të bashkisë vazhdojnë të furnizojnë mediat me lajmet se Tirana po fiton përherë e më shumë çmime ndërkombëtare. /Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
Para
Palmer: Serbia të njoh kosovën

Përfaqësues i SHBA për Ballkanin, Palmer tregon qëllimin kryesor

Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi, 3 Shtator 2019

Moti sot, vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Moti për ditën e sotme 3 Shtator 2019
















TE FUNDIT

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
15 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}