Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do të bëjë të ditur të hënën emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që do të luhen muajin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për sfidën kundër Serbisë më 7 qershor në Tiranë dhe ajo kundër Letonisë më 10 qershor në Riga.
Të dyja janë përballje të rëndësishme për ecurinë e “kuqezinjve” në synimin për të debutuar në Kupën e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë.
Shqipëria ka 3 pikë pas 2 sfidave të para.