Sport

Superligë/Kukësi ka harruar si fitohet,Apolonia i merr pikë për mbijetesën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 12/03/21 |
Opi Nion

Mbyllen dy duelet e Kategorisë Superiore të cilat ishin të programuara ditën e sotme. Vllaznia humbi 1-2 takimin shtëpiak kundër Bylisit, teksa Kukësi-Apolonia përfundoi në barazim 1-1.

Kjo e sotmja ndaj Bylisit ishte ndeshja e pestë pa fitore dhe ekipi shkodran pritet të humbasë kreun e renditjes pas një kohe të gjatë.

Haris Dilaver kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 14-të, por ekipi ballshiot nuk u dorëzua dhe siguroi tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë falë rrjetave të Renato Spahiut dhe Anthony Beji në çerek orëshin e fundit.

Ndërkohë që ekipi verilindor, Kukësi nuk ia doli të thyejë Apoloninë, sfidë ku mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 42-të./Opinion.al

Pas