Një aksion i policisë i shtrirë në disa rrethe të vendit me qëllim goditjen e trafikut të drogës ka rezultuar në arrestimin e 4 personave dhe kapjen e një sasie prej 60 kilogramësh drogë.
Operacioni është ende në zhvillim dhe është shtrirë në Tiranë, Durrës, Dibër, Gjirokastër dhe Fier.
Në pranga kanë rënë personat me iniciale Sh.M, E.R, D.M dhe Pajtim Aga.
Ata janë arrestuar në kushtet e flagrancës teksa i janë sekuestruar 60 kilogramë hashash në formë çokollate.
Policia pritet të japë detaje të tjera në lidhje me operacionin i cili mësohet se është përgatitur prej muajsh. /Opinion.al