Bota

Sulmi në shkollën ruse, momenti kur nxënësit hidhen nga kati i katërt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 11/05/21 |
Opi Nion

Të paktën 11 njerëz kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me në qytetin rus Kazan të Rusisë.

Ndërkohë një video është bërë virale në rrjet, ku shfaqet momenti kur dy nxënës të shkollës hidhen nga kati i katërt, për t’i shpëtuar atentatorëve. Njëri prej tyre më pas çohet në këmbë, por nuk ka informacion për gjendjen e tyre.

Disa agjenci ruse të lajmeve raportuan se dy adoleshentë të armatosur ishin të përfshirë në ngjarje.

Një 19-vjeçar i armatosur është ndaluar nga policia dhe gjithashtu raportohet se një shpërthim ishte dëgjuar në shkollë. Pamjet e postuara në mediat sociale treguan një djalë të ri që ishte mbështetur në tokë jashtë ndërtesës së shkollës nga një oficer policie.

Pamjet gjithashtu tregonin automjete të shërbimit të urgjencës të parkuara jashtë shkollës, me njerëz që vraponin drejt ndërtesës.

Ende nuk ishte e qartë se cili ishte motivi i sulmit, ndërsa ngjarja të tilla janë të rralla në Rusi./Opinion.al

Pas