Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi me 50 viktima në Orlando/ Obama: Akt terrorist, FBI po heton

2016/06/12 at 8:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi me 50 viktima në Orlando/ Obama: Akt terrorist, FBI po heton

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Barack Obama, e ka quajtur masakër të tmerrshme, sulmin në një klub nate në Orlando ku mbetën të vdekur 50 persona dhe 53 të tjerë u lënduan.

Obama, në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, ka thënë se FBI po vazhdon hetimet, pasi akti po cilësohet si një sulm terrorist.

“Ajo që ka ndodhur është masakër e tmerrshme, dhe sot lutemi për familjet që po presin përgjigje me zemër të thyer. Ende jemi herët në hetime, por mund të themi se ky ishte një akt i terrorit dhe i urrejtjes”, ka thënë Obama për sulmin e Omar Mateen, i cili u vra nga njësitet policore SWAT, pas ndërhyrjes së tyre për të shpëtuar pengjet.

“Sapo kam përfunduar takimin me FBI, ata janë në vendngjarje dhe po përcjellin gjithçka me njësitet lokale. Ende po mësojmë për faktet, dhe hetimet po vazhdojnë. FBI po e heton si një akt të terrorizimit. Por çfarë është e qartë deri më tani është se ai ishte një person i mbushur me urrejtje”.

Obama ka thurur lavde për policët që arritën ta eliminojnë sulmuesin.

“Shprehim falënderimin tonë për policinë, sidomos për ata që të parët intervenuan në skenën e krimit. Guximi i tyre shpëtoi jetë dhe kjo është sakrifica që ata bëjnë çdo ditë për ne. Çfarëdo ndihme që i duhet Orlandos ata do ta kenë mbështetjen tonë”.

Obama ka folur edhe problemin dhe debatin e madh në Amerikë – të drejtën për të blerë armë.

Siç është mësuar, sulmuesi ishte truproje dhe kishte lehtësisht qasje në armë.

“Kjo masakër tregon sa lehtë e ka dikush të pajiset me armë dhe të sulmojë. Dhe ne duhet ta shqyrtojmë këtë dhe të ndërmarrim diçka”.

Gjithsesi, sipas presidentit të SHBA-ve, asnjë sulm i tillë nuk mund të zbeh vlerat demokratike amerikane.

“Vendi ku është kryer sulmi është më shumë se klub nate, është vend i solidaritetit. Çdo sulm që prek grupe të veçanta, racore, religjioze, seksuale, është sulm mbi ne si popull, por asnjë sulm nuk mund ta ndryshojë ata që jemi dhe të zbehë vlerat tona”.

“Në orët dhe ditët e ardhshme do të mësojmë për viktimat, emrat e tyre fytyrat dhe kush ishin ata. Ne lutemi për ta dhe për familjet e tyre”, ka deklaruar Obama.

Ju sugjerojmë

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
Bota

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

14 Qershor, 2025 7:02 pm
Para
Cfarë veshën vipat në dasmën e Sinan Hoxhës?!

Roberti i Nora Istrefit duet me Linda Morinën (video)

Çunat “kuqezi” zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

Notat/ Ja vlerësimet për trajnerin dhe lojtarët tanë. Tre s'kalojnë klasën

Irlanda e Veriut debuton me humbje, Polonisë i mjafton 1 gol

Irlanda e Veriut debuton me humbje, Polonisë i mjafton 1 gol

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
14 Qershor, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të...

Lexo më shumë

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
14 Qershor, 2025

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i emëruar nga Guvernatori Tim Walz...

Lexo më shumë

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
14 Qershor, 2025

Mehdi Taremi nuk është vetëm një nga sulmuesit më të njohur iranianë në arenën ndërkombëtare, por edhe një zë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com