Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Notat/ Ja vlerësimet për trajnerin dhe lojtarët tanë. Tre s’kalojnë klasën

2016/06/12 at 8:59 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çunat “kuqezi” zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

Një ditë pas ndeshjes me Zvicrën në Lens të Francës, trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi vlerësohet me
notën më të lartë (7) për zëvendësimet e goditura në fushë, në kohën kur skemat iu prishën me pësimin e golit
në minutën gjashtë dhe më pas me daljen me karton të kuq të kapitenit Lorik Cana.


Futbollistët që kanë marrë notën më të lartë në sfidën e djeshme janë Abrashi dhe Kukeli (6.5), ndërsa
vlerësimin më të ulët e kanë marrë Cana, Sadiku dhe Gashi (notën 4).

BERISHA 5
Dy nota më pak për atë dalje të gabuar që i kushtoi golin e humbjes Shqipërisë. Më pas bën disa pritje të
jashtëzakonshme, por të pësosh që në minutën e 6­të një gol aq naiv, nuk të shpëton nga kritikat.

HYSAJ 5,5
Asnjë inkursion nga ata që na ka mësuar muajt e fundit, por i jep një asist të përkryer Sadikut, që gjithsesi nuk e
shfrytëzoi. Më pas, në hije duke vuajtur presingun e një lojtari të frikshëm si Rodrigez.

CANA 4
Zhgënjimi i ndeshjes. Një të verdhë të pafalshëm në gjysmëfushën kundërshtare dhe më pas një të verdhë
tjetër për një vendosje jo të mirë në duelin me rivalin. Kishte mënyra të tjera për të hyrë në historinë e këtij
Europiani, por jo si lojtari që mori të kuqin e parë.

MAVRAJ 6
I humbet Shar në momentin që shënoi golin. Më pas një ndeshje në rritje dhe kthehet në shtyllën e mbrojtjes. I
fortë në luftën në ajër dhe i kthjellët kur shumë të tjerë i kapte paniku.

AGOLLI 6
I ashpër pa masë dhe nuk dorëzohet asnjëherë në duelin me Shaqirin. Përpiqet të japë asiste të vyera, por i
dërgon në hapësira ku fanellat kuqezi nuk duken. Konstant.

KUKELI 6,5
Përpiqet të jetë pengesa e parë për njëfarë Xhaka, Xhemaili dhe Shaqiri sa herë që ata depërtojnë nga brenda
dhe ia del mirë. Më pas spostohet me detyrim në qendër të mbrojtjes dhe nuk stonon. Nëse do të dinte të
ndërtonte pak më mirë dhe të lëvizte pak më shpejt, atëherë meritonte 2 nota më shumë pa diskutim…

XHAKA 5
E humb duelin me vëllanë e tij. Vë zemrën në fushë, por jo gjithçka i shkon sipas planit. Hera­herës rivalët i
shpëtojnë në mbulim dhe ndonjëherë merr përsipër të sulmojë më shumë se duhet. Në fund e tepron me
shenjat e nervozizmit.

ROSHI 5
Gjysmë note me hatër. Asnjë gjurmë në një ndeshje që mund të kishte qenë edhe e tij. Sigurisht, merr topin
shumë pak herë, por gjithsesi skuadrës i munguan shpërthimet e tij. E ka të vështirë të merret vesh me Sadikun ashtu si me Cikalleshin. Në hije.

LENJANI 5,5
Shumë dëshirë, por pak rendiment. Agolli e mbështet sa duhet, por dendësia e rivalëve në afërsi të zonës
është e padepërtueshme. Në pjesën e dytë pëson rënie dhe e tepron me egoizmin në zotërimin e topit.

ABRASHI 6,5
Po, ai është “Gatuzo i Shqipërisë”. Vrapime pa fund dhe punë që nuk i bie shumë në sy, por krijon volum sa për
tre në mesfushë. I shkëlqyer asisti për Gashin në minutat e fundit, por shoku i tij i sulmit e “tradhtoi”. Mbi mesataren.

KAÇE 4,5
Hyn në vend të Xhakës, por ndëshkohet menjëherë me të verdhë. Më pas vrapon pa fund në fushë, por pa
dhënë asnjë shkëndijë se mund të bëjë diçka ndryshe.

SADIKU 4
Heroin me të zakonshmin ndonjëherë i ndajnë vetëm centimetrat. Pati rastin të shënonte golin historik, por e
humbi. Pati rastin të bënte historinë për vete dhe për kombin, por nuk ia doli. Lëviz pa fund dhe lufton si luan,
por gabon kur i duhet të shënojë. Për t’u përmirësuar.

GASHI 4
Çfarë ke humbur!!! U shpëton kundërshtarëve si dhelpër, ndalon topin me mjeshtëri dhe i vetëm para portierit
gabon. Miliona shqiptarë nuk u besuan syve, që ai pra, njeriu i momenteve të vështira, nuk ia doli dot. Fat apo
pakujdesi, Gashi humbi rastin e artë të ndeshjes. E megjithatë, të mos e kryqëzojmë. Ndoshta korrigjohet në dy ndeshjet e radhës.

DE BIAZI 7

Debutues, por tregoi se nuk është rastësi që Shqipëria po luan në Europian. Portieri ia prish skemat që në start,
më pas e “tradhton” edhe kapiteni.
E megjithatë skuadra e tij nuk zhbalancohet, shfaq karakter dhe pati shanse reale të dilte me pikë ndaj një
kundërshtari që kishte më shumë cilësi dhe eksperiencë. Zëvendësime të goditura dhe shumë kurajë kur lë
Kukelin në qendër të mbrojtjes. Dje ishte dita kur as portieri, as kapiteni dhe as sulmuesit nuk ia “zbardhën
faqen”. Ky nuk është problemi i tij.



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Irlanda e Veriut debuton me humbje, Polonisë i mjafton 1 gol

Irlanda e Veriut debuton me humbje, Polonisë i mjafton 1 gol

William Collum, “bilbili” i sfidës Francë-Shqipëri

William Collum, “bilbili” i sfidës Francë-Shqipëri

Incident para ndeshjes Gjermani Ukrainë

Incident para ndeshjes Gjermani Ukrainë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}