Aktualitet

Sulmi kibernetik në Shqipëri, qytetarët nuk marrin mbi 1200 shërbime publike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 18/07/22 |
Opi Nion

Qytetarët shqiptarë dhe sipërmarrjet për të dytën ditë me radhë nuk po marrin më shumë se 1 mijë e 200 shërbime publike të cilat ofrohen vetëm nga portali qeveritar e-Albania, si pasojë e sulmit kibernetik.

Përfaqësues nga biznesi në vend pohojnë se në fakt problematikat në marrjen e shërbimeve nga e-Albania kanë qenë prezentë edhe para sulmit kibernetik, ndaj lipset nevoja e gjetjes së një zgjidhje më afatgjatë.

Ndërkohë për ekspertë të teknologjisë së informacionit, bllokimi i shërbimeve pritet të zgjasë. Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, rënia e e-Albania i kushton shqiptarëve 17 milion transaksione të munguara çdo ditë, kosto këto që shtohen nga mungesa e shërbimit. Ndërkohë deri ne rikthimin e sistemit, Ministria e Jashtme njoftoi ndërprerjen e shërbimeve konsullore.

Ministria e Arsimit shtyu pa afat regjistrimin e klasave te para dhe të dhjeta. Ndërsa Ministria e Brendshme theksoi se shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse deri në përfundim të kundërsulmit.

Më herët qeveria u shpreh se të dhënat janë të pa prekura nga sulmi kibernetik dhe tashmë janë të sigurta.

 

Pas