Bota

Sulmi amerikan me dron, Pentagoni: U vranë 2 figura të ISIS, 1 u plagos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 28/08/21 |
Opi Nion

Gjeneral Major William Taylor ka dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin amerikan me dron në Afganistan. Ai tha se dy figura të profilit të lartë të grupit ISIS ishin vrarë, dhe një tjetër u plagos.

Ndërkohë ai shtoi se asnjë civil nuk u lëndua, gjatë sulmit. Më parë u pretendua se ishte eliminuar vetëm planifikuesi i sulmit terrorist.

Në konferencën e sotme të Pentagonit, Gjeneral Major William Taylor dha gjithashtu një azhurnim mbi numrin e njerëzve të evakuuar nga aeroporti i Kabulit.

Ai tha se më shumë se 117,000 njerëz, shumica e tyre civilë afganë, ishin evakuuar që nga fillimi i misionit.

Pas