Bota

Sulmet ruse, ministri ukrainas thirrje SHBA-së: Kemi nevojë për armë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 02/03/22 |
Opi Nion

Ukrainasit duken të vendosur për të mbrojtur vendin e tyre nga sulmet ruse. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dimitri Kuleba, gjatë një bisede telefonike me  Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, ka kërkuar më shumë armë nga SHBA.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Kuleba, i cili përmes një postimi në tëitter ka zbardhur bisedën e tij me Blinken.

‘Pata një telefonatë me Blinken për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë derisa ajo të ndalojë luftën e saj kundër Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj. Përpjekjet e koordinuara për të parandaluar shmangien e sanksioneve. Theksova: Ukraina ka nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën tonë Ajrore, tani’, shkruan në postimin e tij Kuleba.

Ndërkohë që Kryetari i Senatit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Menendez i tha CNN se SHBA po ofron një “tubacion ndihme në Ukrainë”, duke iu referuar një sërë sistemesh mbrojtëse vdekjeprurëse që po dërgohen në vend.

Pas