-Shëndeti

Studimi zbulon se si stresi na shkakton humbje kujtese dhe tkurrje truri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 25/10/18 |
el ida

Nëse jetoni një jetë me stres në nivel të lartë, mund të keni humbje të kujtesës dhe tkurrje të trurit para se të mbushni 50 vjeç. Të paktën sipas një studimi të botuar të mërkurën në revistën “Neurologji”.

“Nivelet më të larta të kortizolit, një hormon stresi, duket se ndikojnë në funksionin e trurit, madhësinë e trurit dhe performancën në testet njohëse”, thotë autori i studimit Dr. Sudha Seshadri, profesor i neurologjisë në UT Health San Antonio.

“Ne zbuluam humbjen e kujtesës dhe tkurrjen e trurit në njerëz relativisht të rinj shumë kohë para se të shfaqej ndonjë simptomë,” tha Seshadri. “Nuk është kurrë shumë herët të reduktosh stresin.”

Kortizoli është një nga hormonet kryesore të stresit të trupit, më i njohuri për rolin e saj në instinktet tona.

Kur jemi të stresuar gjëndrat e veshkave prodhojnë më shumë kortizol. Hormoni pastaj punon në mbylljen e funksioneve të ndryshme trupore që marrin pjesë në mënyrën e jetesës.
Pasi të ketë kaluar kriza, nivelet e kortizolit duhet të bien dhe sistemet e trupit duhet të kthehen në normalitet. Por nëse butoni juaj i alarmit mbetet i shtrënguar, trupi mund të vazhdojë të keqfunksionojë, duke çuar në ankth, depresion, sëmundje të zemrës, dhimbje koke, shtim në peshë, probleme me gjumin dhe sigurisht probleme me kujtesën dhe përqendrimin.

Truri është posaçërisht i pambrojtur, thonë ekspertët.

“Truri është një organ shumë i uritur”, tha Keith Foley, i cili drejton programet shkencore dhe informimin për Shoqatën Alzheimer. “Ai kërkon një sasi të madhe të ushqyesve dhe oksigjenit për ta mbajtur atë të shëndetshëm dhe për të funksionuar siç duhet. Prandaj, kur trupi ka nevojë për këto burime për të luftuar me stresin, ka më pak sasi për të shkuar në tru”.

Stres i lartë lidhet me humbjen e kujtesës

Studimet e mëparshme kanë gjetur një lidhje mes kortizolit dhe rrezikut të çmendurisë, por fokusi ka qenë kryesisht te të moshuarit dhe te zona e kujtesës të trurit, të quajtur hippocampus.
Ndër anët e forta të studimit të ri, tha Seshadri, është se ai e bëri vrojtimin te një grup burrash dhe grash me një moshë mesatare 48 vjeçare dhe bëri skanime të MRI të të gjithë trurit, jo vetëm të hippocampus.

Studiuesit zgjodhën më shumë se 2,000 njerëz pa shenja të ndonjë tkurrje truri dhe u dhanë teste të ndryshme psikologjike për të matur aftësitë e tyre të të menduarit.

Të gjithë ishin pjesë e Studimit të Zemrës Framingham, një studim afatgjatë i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut. Rreth tetë vjet pas testimit fillestar, grupi u rivlerësua. Kortizoli i serumit të gjakut u mat para mëngjesit. Pastaj MRIs së trurit iu bënë një seri testesh të kujtesës dhe njohëse në mënyrë të përsëritur.

Pas rregullimit të të dhënave duke marrë parasysh moshën, seksin, masën e trupit dhe pirjen e duhanit, studimi zbuloi se njerëzit me nivelet më të larta të kortisolit vuanin më shumë nga humbja e kujtesës dhe çrregullime të trurit.

“Nuk u befasova nga ndryshimet në njohje”, tha Foley, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.  “Nëse keni kortizol më të lartë, me shumë mundësi jeni të stresuar dhe mund të keni më shumë vështirësi në detyrat njohëse”.

Stresi gjithashtu ndikon në strukturën e trurit.

Ajo që ishte e habitshme, tha Foley, ishte gjetja nga studimi, I efekteve që ka kortizoli në strukturën e trurit.

Nivelet e larta të kortizolit u shoqëruan me më shumë dëme në pjesët e trurit që lëvizin informacionin në të gjithë trurin (corona radiata) dhe midis dy hemisferave të trurit (corpus callosum).

“Isha i befasuar që do të mund të shihje një ndryshim kaq të madh në strukturën e trurit me nivele të larta të kortizolit në krahasim me nivelet e moderuara të kortizolit”, tha Foley.
“Nëse shihni ndryshime strukturore të trurit në mes të jetës, mund të imagjinoni se çfarë po ndodh në kohën kur të plakeni”.

Interesante, efektet e kortizolit të lartë në vëllimin e trurit duket se kanë ndikim vetëm tek gratë, e jo tek burrat.

“Estrogjeni mund të rrisë kortizolin,” tha Dr. Richard Isaacson, i cili drejton Klinikën e Parandalimit të Alzheimerit në Weill Cornell Medicine “dhe rreth 40% e grave në grupin e lartë të kortisolit ishin në zëvendësimin e hormoneve”. Seshadri tha se studimi ishte përshtatur për përdorimin e terapisë së zëvendësimit të hormoneve.
“Kjo nuk përjashton plotësisht një ndikim të kundërt të zëvendësimit të estrogjenit,” tha Seshadri, “por e bën më pak të ngjarë të tregojë historinë kryesore.”

Seshadri gjithashtu theksoi se rezultatet e studimit tregojnë vetëm një lidhje, jo një kauzë, dhe nevojiten më shumë kërkime për të zbuluar marrëdhënien midis niveleve të larta të kortizolit dhe humbjes së kujtesës e çrregullimeve të trurit.

Foley bie dakord me këtë.
“Ne e dimë, për shembull, se njerëzit që ushtrohen gjatë gjithë jetës kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të çmendurisë”, tha ai.
“Merrni pak kohë për veten tuaj, bëni disa meditime, ka mënyra për të kontrolluar stresin që do të çojnë në një rezultat të dobishëm”. /Opinion.al

Burimi: CNN

Përshtati: Elida Marvataj

Pas