Bota

Studimi: Vaksina e Pfizer, 100% efektive te fëmijët 12-15 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:12 - 31/03/21 |
Opi Nion

Rezultatet e provave klinike të vaksinës kundër Covid-19 të Pfizer/BioNTech treguan se efikasiteti i saj është 100% tek moshat 12 deri në 15 vjeç, tha në një deklaratë kompania këtë të mërkurë.

Aktualisht vaksina Pfizer/ BioNTech është e autorizuar në SHBA për përdorim emergjent tek personat mbi 16 vjeç.

Në studim morën pjesë 2,260 vullnetarë amerikanë të moshave 12 deri në 15 vjeç dhe në bazë të të dhënave paraprake rezultoi se nuk kishte raste infektimi me COVID-19 midis personave plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 18 raste midis atyre që nuk e morën vaksinën.

Pfizer/BioNTech shtoi se efektet anësore që u vunë re tek adoleshentët e rinj ishin të ngjashme me ato që shiheshin në adoleshentët 16 deri në 25 vjeç.

Dhimbje në vendin e injektimit, lodhje dhe ethe, ishin disa prej efekteve anësore që u shfaqen tek grup-mosha 12 deri në 15 vjeç që morën vaksinën.

Tashmë, Pfizer/BioNTech po planifikon të kërkojë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe rregullatorët evropianë që të lejojnë përdorimin urgjent të vaksinave duke filluar që në moshën 12 vjeçare.  Fëmijët edhe pse nuk janë në një rrezik të madh ata përfaqësojnë rreth 13% të rasteve COVID-19 të dokumentuara në SHBA.

“Ne të gjithë dëshirojmë një jetë normale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët tanë,” tha CEO i BioNTech Ugur Sahin. “Rezultatet fillestare që kemi parë në studimet e adoleshentëve sugjerojnë se fëmijët janë veçanërisht të mbrojtur mirë nga vaksinimi, gjë që është shumë inkurajuese duke pasur parasysh tendencat që kemi parë në javët e fundit në lidhje me përhapjen e variantit B.1.1.7 në Mbretërinë e Bashkuar.”, tha ai.

Pfizer së fundmi i tha CNN se siguria e demonstruar në këtë provë e ndihmoi kompaninë të merrte vendimin për të filluar testimin e vaksinës së saj tek fëmijët më të vegjël./Opinion.al

Pas