Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi/ Të rinj dhe të pasur por “memecë” në parlament, përse janë deputetë?!!

2018/03/03 at 10:02 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi/ Të rinj dhe të pasur por “memecë” në parlament, përse janë deputetë?!!

Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të rinj të parlamentit shqiptar janë edhe shumë të pasur, përkundrejt partive të tyre të varfëra. Studimi i organizatës Open Data Albania u publikua sot në Ditën Botërore të Dhënave të Hapura


Deputetët e zgjedhur rishtas janë pasanikë, biznesmenë të mëdhenj, pronarë asetesh, aksionesh, pasurish të patundshme, koleksione arti dhe shumë objekte të larmishme luksi. Open Data Albania thotë se informacioni në këtë fushë është bërë shumë voluminoz. “Është interesante të shohësh një grup kaq të madh përfaqësuesish të biznesit në parlament. Pyetja vjen qartë: Këta individë, që nuk i përkasin klasës politike dhe nuk kanë angazhime të mëparshme politike, pse janë bërë ligjvënës?

Duan të jenë pjesë e një procesi të qeverisjes dhe të përfaqësimit, apo janë thjesht interesat e tyre ekonomike dhe interesat e grupit të tyre të biznesit, që i sjellin në pozicionin e ligjvënësit?

Apo vijnë për të forcuar pushtetin, pozitën dhe influencën e tyre? – pyet autorja e studimit, Aranita Brahaj, drejtuese e organizatës OPEN DATA ALBANIA.

Deputetët e rinj janë kryesisht të pasur, tregtarë dhe pronarë tokash, me biznese të suksseshme e disa prej tyre janë trashëgimtarë të pasurive të patundshme. Por për reporterët e njohur të zhvillimeve politike në Tiranë, si Esiona Konomi e Report TV, studimi nuk ishte surprizë, por konfirmim i fakteve, që shohin vetë përditë në mjediset e partive dhe të institucioneve.

“Ishte një konfirmim i konstatimeve të vazhdueshme, që bëj në parlament gjatë 5 viteve të fundit. Në këtë legjislaturë parlamenti ka pësuar një rinovim pej 40 për qind të ligjvënësve, ku spikatin deputetë me pasuri të konsiderueshme, por që nuk kanë patur më parë profil të spikatur publik. Kjo do të thotë se ata mund të kenë ardhur në parlament për shkak të pasurisë së tyre. Tani që kanë mandat deputeti ata nuk kanë status aktiv si ligjvënës. Kjo do të thotë se ata mund të jenë në parlament të paktën për t’u dhënë siguri bizneseve të familjeve të tyre, ose për të shtuar pasurinë e tyre: kjo është një gjë që duhet verifikuar në fund të legjislaturës” – thotë Esiona Konomi, gazetare e politikës në REPORT TV.

Nga ana tjetër, partitë politike me këta deputetë të pasur vetëdeklarojnë pak shpenzime dhe pak të ardhura në fushatën zgjedhore, e kështu dalin se janë shumë të varfëra por nuk deklarojnë financimet apo donatorët. Pjesën dërrmuese të harxhimeve në fushatë, si transportet, shtabet dhe zyrat elektorale anembanë vendit në cdo lagje i deklarojnë në përgjithësi si dhurata nga qytetarët anonimë.

“Tre partitë krysore politike të gjithë shpenzimet që kanë bërë për shtabe dhe zyra elektorale të shpërndara në vend nuk i kanë shpenzime të faturuara dhe të paguara, por i kanë konsideruar dhurime në natyrë. Kjo e bën deri diku të dyshuar këtë proces deklarimi të auditimeve, ndërkohë që edhe emrat e personave që kanë bërë dhurimet pa marrë shpërblim, kanë dhënë hapësirat e tyre private në dispozicion të partive për zyra elektorale nuk publikohen  dhe nuk ka informacion për faturat dhe shifra të tjera ekonomike” – thotë drejtuesja e Open Data, Brahaj.

Mungesa e transparencës financiare të sidomos tek 3 partitë e mëdha është një vështirësi e përditshme e korrespondentëve të politikës në Tiranë, që shohin si zhvillohen veprimtari publike gjigande pa u shfaqur asnjë faturë.

“Kemi vënë re, për shembull, që partia kryesore opozitare nuk ka deklaruar asnjë donator, as të ardhura nga anëtarësia, por ka shpenzime elektorale. Kjo vlen edhe për partitë e tjera të mëdha si PS dhe LSI, të cilat në fushatën e vitit 2017 shumë prej shpenzimeve i justifikonin si dhurata, ose marrje në përdorim pa kosto. Ato nuk dhanë emrat e kompanive që kishin bërë këto dhurata për këto parti politike, gjë që të shtyn të dyshosh se këto kompani, persona e subjekte juridike që kanë dhuruar fonde dhe ndihmuar një parti në fushatë mund të kenë interesa që u shpërblehen me tendera apo lënë hapësirë për dyshime të tjera” – tha gazetarja Konomi.

Autorët e studimit vërejnë se edhe ligji nuk është i qartë e i plotë sa i takon transparencës dhe kontrollit financiar të partive politike, ndaj duhet rregulluar gjatë reformës zgjedhore, që duhet të nisë sa më parë. Një tjetër problem është marrëdhënia detyruese e partive me televizionet për të shfaqur reklama pa pagesë, por tani midis tyre u krijua një ortakëri e detyruar, ku ka fatura, por nuk ka shlyerje. Sipas vëzhfuesve, të gjithë këto raste lënë dyshime për konflikte interesi, trafik influencash dhe përpjekje për t’u mbrojtur dhe zhvilluar bizneset prapa pushtetit politik në mënyrë të paligjshme./VOA

Etiketa: deputetet e rinjMemece dhe te pasur


Ju sugjerojmë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Lamallari: Po godasim korrupsionin, rezultatet janë konkrete
Politikë

Lamallari nxjerr pamjet: Edhe kreu i PD-së së Mamurrasit në protestë

2 Korrik, 2026 5:02 pm
“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

2 Korrik, 2026 2:29 pm
“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Para
Video/ Priti 613 kg kokainë, policia kontroll në banesën e pronarit të “Arbri Garden”

Video/ Priti 613 kg kokainë, policia kontroll në banesën e pronarit të "Arbri Garden"

Video/ Motra e Klaudia Pepës debuton në skenë, ja çfarë thotë ajo për motrën e famshme

Video/ Motra e Klaudia Pepës debuton në skenë, ja çfarë thotë ajo për motrën e famshme

Mesazhet e shokëve për Anxhelon: “U prehsh në qiell yll i qiellit”

Mesazhet e shokëve për Anxhelon: "U prehsh në qiell yll i qiellit"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
3 Korrik, 2026

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur...

Lexo më shumë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
3 Korrik, 2026

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
3 Korrik, 2026

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit...

Lexo më shumë

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
3 Korrik, 2026

Një valë e të nxehtit në fund të qershorit që i çoi temperaturat në pjesë të Evropës në nivele rekord,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}