-Shëndeti

Studimi: Implantet e gjirit shkaktojnë kancer


               Publikuar në : 19:50 - 20/09/19 |
el ida

Administrata Amerikane për Barnat dhe Ushqimet (FDA) i ka bërë thirrje prodhuesit të implanteve të gjirit Allergan të tërheqë nga tregu implantet me sipërfaqe poroze pasi përbëjnë rrezik për limfomat e rralla. Implantet Biocell kanë një sipërfaqe të strukturuar poroze për të parandaluar lëvizjen dhe për t’u lidhur më mirë me indet përreth.

FDA raportoi se të dhënat tregojnë një lidhje të drejpërdrejtë të kancerit me implantet e Allergan-it, teksa shtoi se bazuar në shifrat e fundit, 80% e 570 rasteve të konfirmuara të limfomës në mbarë botën kanë qenë të lidhura me implantet e Allergan.

Autoritetet nuk këshillojnë heqjen e implanteve nëse gratë nuk përjetojnë simptoma shqetësuese. Në të kundërt, duhet të vizitohen menjëherë./Opinion.al

Pas