Bota

Struktura të reja kineze në afërsi të vendit ku ndodhi përplasja me Indinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 25/06/20 |
Al Do

Kina duket se ka shtuar struktura të reja në afërsi të zonës kufitare me Indinë në Himalajet perëndimore, tregojnë imazhet satelitore që mund të provokojnë konflikte midis fqinjëve me armë bërthamore.

Komandantët ushtarakë indiane dhe kinezë ranë dakord të hënën të tërhiqeshin nga një bllokim prej disa javësh, në disa vende përgjatë kufirit të tyre në Luginën Galwan, në të cilën në 15 qershor u vranë 20 ushtarë indiane.

Imazhet satelitore që tregojnë një strukturë të re ndërtimi në javën pas luftimit brutal, theksojnë rrezikun e ardhshëm në lidhje me territorin që pretendohet nga të dy vendet të jetë i tyre.

Fotografitë, e publikuara të hënën nga firma e teknologjisë hapësinore me qendër në ShBA, Maxar Technologies tregojnë struktura të gjera kineze me pamje nga lumi Galwan.

India thotë se zona ku strukturat janë përhapur ndodhen në anën e saj të Linjës së Kontrollit aktual. Kina thotë se e gjithë lugina e Galwanit, e vendosur në rreth 14,000 metra është territori i saj dhe fajëson trupat indiane për shkaktimin e përplasjeve./ Opinion.al

Pas