Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strasburgu 5 pyetje Shqipërisë për shkarkimin e gjyqtares së Kushtetueses

2019/07/08 at 4:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Strasburgu 5 pyetje Shqipërisë për shkarkimin e gjyqtares së Kushtetueses

Gjykata e Strasburgut ka pranuar të shqyrtojë padinë e Altina Xhoxhajt, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, kundër shkarkimit nga detyra si pasojë e reformës në drejtësi.


Bashkë me njoftimin se gjykata e Strasburgut ka pranuar shqyrtimin e padisë, ajo i ka drejtuar edhe pesë pyetje autoriteteve shqiptare.

Së pari Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kërkon sqarime në lidhje me ligjshmërinë e KPK si gjykatë dhe a është përmbushur kriteri i paanshmërisë në rastin e Xhoxhajt duke qenë se i njëjti subjekt që ka hetuar gjyqtaren ka vendosur më pas edhe shkarkimin e saj.

Së dyti Strasburgu ka pyetur për mënyrën se si KPK ka vlerësuar konceptin e të ardhurave të ligjshme. Ata kërkojnë gjithashtu informacion nëse ish-gjyqtares Xhoxhaj i është garantuar një proces i rregullt gjyqësor dhe nëse është respektuar e drejta e privatësisë.

Një pikë tjetër që GJEDNJ ka kërkuar sqarim është nëse ish-gjyqtares Xhoxhaj nëse i është dhënë mundësia për tu dëgjuar e për të paraqitur prova para autoriteteve të vettingut.

Altina Xhoxhaj ka pretenduar gjithashtu se i janë shkelur të drejtat e garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut me ndalimin e të drejtës për të punuar si avokate pas shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është gjithashtu një nga çështjet për të cilat Strasburgu ka kërkuar përgjigje nga autoritetet Shqiptare.

Kujtojmë se Altina Xhoxhaj u shkarkua nga KPK me vendim të datës 6 prill 2018, i cili u la më pas në fuqi edhe nga Komisioni i Posaçëm i  Apelimit më 3 maj të vitit që shkoi.

Shkarkimi i saj u arsyetua nga KPK se ajo nuk justifikonte burimin e pasurive ndërsa gjyqtares iu refuzua kërkesa që të merreshin parasysh edhe të ardhurat e bashkëshortit.

Pas prokurores Besa Nikhasani, Altina Xhoxhaj është ish-zyrtarja e dytë e lartë e gjyqësorit shqiptar që ankohet në Strasburg për shkarkimin nga vettingu. /Opinion.al

Etiketa: altina xhoxhajStrasburgvetting


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

27 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

27 Tetor, 2025 8:27 am
Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
Para
E kërkon Barcelona dhe Juventus, çfarë ka vendosur De Ligt

E kërkon Barcelona dhe Juventus, çfarë ka vendosur De Ligt

Kushte të këqija në qendrat e ndalimit, reagon kreu i Sigurisë Kombëtare

Kushte të këqija në qendrat e ndalimit, reagon kreu i Sigurisë Kombëtare

FOTO/Ky është shqiptari më i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar

FOTO/Ky është shqiptari më i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
27 Tetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
27 Tetor, 2025

Dashi Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do jepni shume nga...

Lexo më shumë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com