Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strakosha portieri 600 mijë euro që ndali miliarderin Dybalan

2017/10/15 at 11:00 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Strakosha portieri 600 mijë euro që ndali miliarderin Dybalan

Kishte rrezikuar të bënte një figurë të keqe në rastin e traversës së goditur nga Higuain, por ndërkohë e ka mbyllur në mënyrën më të bukur të mundshme atë mbrëmje laziale, duke pritur penalltinë deçizive ndaj Dybala, në fitoren ndaj Juventus, për tu shndërruar në heroin e Lazios. Në fitoren bardhekaltër kundër Juventus, nuk ishte vendimtare vetëm dopieta e Ciro Immobile, por edhe dorashkat e Thomas Strakosha, portieri 22-vjeçar i përfaqësueses së Shqipërisë, i rritur në Greqi, te Panionios dhe i mbërritur në Itali në moshën 17-vjeçare, falë nuhatjes së Igli Tare, por edhe miqësisë së drejtuesit lazial me babain e Thomas, legjendën e portës së Shqipërisë, Foto Strakosha.


Më parë në hije për shkak të Marchetti dhe Vargic, djaloshi shqiptar ishte protagonist me ekipin U-19 të Lazio, përpara se të fitonte fanellën e titullarit, madje duke kaluar fillimisht edhe te Salernitana, një tjetër klub në pronësi të presidentit Lotito. Një transferim i rëndësishëm për djaloshin, i cili u rikthye në bazë në verën e vitit 2016 u lançua nga Simone Inzaghi me rastin e transfertës së Milanos, të sezonit të kaluar, kur Marchetti ishte viktimë e një problemi në pulpë gjatë nxehmjes. Që nga ajo mbrëmje, fati i Strakoshës ndryshoi përgjithmonë.

I shndërruar ndërkohë edhe si zëvendësues i Etrit Berishës, të cilin e zëvendësoi në përfaqësuesen shqiptare me rastin e ndeshjes ndaj Italisë, gjatë marsit të kaluar, numri 1 i portës së Lazios ka rinovuar me klubin nga Roma deri në vitin 2022 për një pagesë prej 600 mijë euro në sezon, pasi fitoi besimin e të gjithë ambientit kryeqytetas dhe fanellën e titullarit. Një gur i çmuar shkëlqyes, që ka rritur vlerën e tij konsiderueshëm në merkato, aktualisht në kuotën rreth 5 milionë euro, për të kënaqur krerët e Lazios, të cilët me pak para kanë mundur të sigurojnë një portier me vlerë absolute.

Etiketa: Dybalastrakosha


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Komentuesi e akuzon për silikon, ja si ia kthen Armina përgjigjen

Komentuesi e akuzon për silikon, ja si ia kthen Armina përgjigjen

Tahiri mbërrin në prokurori. Çfarë di ai për Shullazin?

Saimir Tahiri iu përgjigjet policëve, kur e pyesin: O shef, pse të hoqën 

Video/ Skandali seksual i Hollivudit lë në hije evenimentet e të famshëmve

Video/ Skandali seksual i Hollivudit lë në hije evenimentet e të famshëmve
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}