Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre të pranimit për t’u bashkuar me NATO-n të martën. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Por ai thekson se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake tashmë është marrë.
Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga 30 parlamentet e vendeve anëtare të alencës ushtarake për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s.
I pyetur nëse aleanca do të luftojë për të mbajtur unitetin me kaq shumë anëtarë të ndryshëm, ai thotë: “Ju gjithmonë do të gjeni dallime dhe për mua kjo nuk është një dobësi… ne jemi kombe demokratike.”
Ndërsa më tej Stoltenberg thekson se është e rëndësishme që anëtarët të “bashkohen rreth çështjeve thelbësore”.