Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Statistikat e obezitetit/Shqiptarët populli më elegant në rajon

2017/06/20 at 9:43 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Statistikat e obezitetit/Shqiptarët populli më elegant në rajon

18.1% e poullsisë shqiptare vuan nga obeziteti sipas të dhënave të fundit të 2014-ës nga CIA World Fact Book. Rritja e ndërgjegjësimit vitet e fundit dhe rikthimi tek ushqimet e shëndetshme ka bërë që shqiptarët të bëhen më elegantë. Në 2008-ën përqindja e popullsisë shqiptare që ishte mbipeshë përllogaritej rreth 21.3, duke shënuar në këtë mënyrë për 6 vjet një rënie prej 3.2 pikë përqindje.


 

Në krahasim me rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka normën më të ulët të popullsisë mbipeshë. Vendin e parë në rajon për sa i përket normës së obezitetit e mban Turqia, me rreth 30% të popullsisë mbi peshë, të ndjekur nga bullgarët dhe kroatët  me  25.6% të popullsisë.

 

Nga 174 shtete në total në këtë renditje (nga më të shëndoshët te më elegantët), Shqipëria ndodhet në vendin e 94 (shiko tabelën në fund).

 

Indeksi i Masës Trupore, (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25  tregon mbipeshë, mbi 30 tregon  obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

 

Sipas specialistëve faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja.

 

Ushqimi i tepërt ndodh si rezultat i marrjes në sasi të tepërt të ushqimeve hiperkalorike e me shumë yndyra. Mbiushqyerje e një individi konsiderohet kur ai është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale si: humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit në shkollë, deri në vonesë në rritje dhe zhvillim, stres dhe pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë.

 

Në moshë më të rritur, pasojat mund të jenë: diabet i tipit 2, sëmundje të zemrës dhe venave të gjakut, hipertension, rritje të yndyrave në gjak, e sëmundje të tjera. Aktualisht ka ndryshuar mënyra e ushqyerjes së popullatës e sidomos ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementët e domosdoshëm ushqyes, p.sh. pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj.

 

Në Shqipëri, situata karakterizohet nga kombinimi i ushqyerjes së pakët, të theksuar mes grupeve të brishta si femrat shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël në zonat e largëta, ku sigurimi i ushqimit është i kufizuar dhe mundësitë për të siguruar jetesën janë të pakta, dhe nivelet në rritje të ushqyerjes së tepërt, sidomos mes grupeve urbane tek të cilat konsumi i ushqimeve të përpunuara po rritet, ndërkohë që aktiviteti fizik vjen në ulje.

 

Obeziteti  është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.

 

Në 2015-ën, mbipesha preku afërsisht 2.2 miliardë njerëz, e barasvlershme me 30% të popullsisë botërore, sipas studimit.  Thuajse një e treta e popullsisë së botës është  obeze apo mbipeshë.

 

4 milionë njerëz vdiqën si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, kanceri dhe të tjera sëmundje që lidhen drejtpërdrejtë me peshën e shtuar në 2015-ën, duke e rritur kështu peshën e vdekjeve që lidhen me obezitetin me 28% nga 1990, sipas kërkimeve.

 

Gati 108 milionë fëmijë dhe më shumë se 600 milionë të rritur janë cilësuar si obezë, duke pasur një indeks  të masës trupore (BMI) mbi 30, citohet në kërkimin që është shtrirë në 195 vende.

 

Ndërkohë, thuajse 800 milionë njerëz, ndër ta  300 milionë fëmijë, shkojnë në shtrat të uritur për çdo mbrëmje, sipas Kombeve të Bashkuara.

 

Dieta e varfër dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë të numrit në rritje të njerëzve mbipeshë, thonë ekspertët.

 

Urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik kanë rritur normën e obezitetit gjithashtu edhe në vendet e varfëra, ku një pjesë e popullsisë nuk ka mjaftueshëm se çfarë të hajë, duke qenë se njerëzit po ndërrojnë vaktet tradicionale, të pasura me perime, me ushqim të përpunuar.

 

Njerëzit gjithnjë e  më shumë po konsumojnë ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe yndyra dhe po kryejnë më pak ushtrime fizike.

 

Në botë, shtetet me obezitet më të lartë janë Katar, Kuvajt, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, që e kanë indeksin e obezitetit 35-40%.

 

Në vendet me stil të ngjashëm ushqyerje me ne, më të shëndoshët janë në Turqi (29.4%), Bullgari (25.6%), Kroacia (25.6%) , Greqia (25.10%), Mali I Zi (21.40%), Serbia (20.80%), Bosnje dhe Hercegovina (19.20%), Shqipëria (18.10%).

 

Shtetet, popullsia e të cilëve është ndër më elegantet në botë janë kryesisht në Azi, si Japonia, që ka vetëm 3.5% të popullsisë obeze, Vietnami (3.50%) Koreja e Veriut (2.5%), Afganistani (2.4%) etj.

 

Shteti më elegant në botë është ishulli i Limorit Lindor, që gjendet afër Australisë, ku vetëm 1.8% e njerëzve janë obezë./Monitor

Etiketa: #obezitet #shqiptar #rajon


Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Dua Lipa për “New York Times”, dëshiroj të bëj një këngë në gjuhën shqipe

Dua Lipa për “New York Times”, dëshiroj të bëj një këngë në gjuhën shqipe

Rezultonte e zhdukur prej 7 ditësh, gjendet në pyll gruaja 36 vjeçe

Rezultonte e zhdukur prej 7 ditësh, gjendet në pyll gruaja 36 vjeçe

Shkuan të kërkonin nënën e një fëmije, rrëmbehen dy gazetarë në Kolumbi

Shkuan të kërkonin nënën e një fëmije, rrëmbehen dy gazetarë në Kolumbi
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com