Politikë

“Stanet do të kenë panele diellore”, Krifca: Do t’ju lehtësohet jeta fermerëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 09/11/21 |
Opi Nion

Pas deklaratës se edhe Shqipëria do të ketë një Akademi për barinjtë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka thënë se stanet do të pajisen me panele diellore.

Sipas saj, vendosja e paneleve diellore do të lehtësojë jetën dhe punën fermerëve.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ministrja Krifca tha se ky program do të zhvillohet për të ruajtur traditën në blegtori.

Që në periudhën si drejtoreshë e AZHBR jam konsultuar edhe me Universitetin Bujqësor, apo donatorë, programe të ndryshme, Gizi ka qenë një partner ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore në mënyrë që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë, në zanatin e vet dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë, ta ndihmojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori apo në zanatin e barinjve por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë, do kemi mundësi në vijim të shpalosim programin më tutje”,-tha ajo./Opinion.al

Pas