-Shëndeti

Spitali! Kujdes rrezik vdekjeje


               Publikuar në : 10:02 - 17/11/19 |
Geljano Fataj

Frika që ekziston për infeksionet që mund të merren, kur shtrohesh në spital nuk është më kot.  Mendohet se në Gjermani çdo vit humbasin jetën 20.000 vetë për shkak të ashtuquajturave infeksione nosokomiale. Ky wshtw përfundimi i njw raporti qw ka bwrw Instituti Shkencor Robert Koch, RKI në Berlin.

Në bazë të një studimi të mëparshëm, kjo shifër llogaritej me 10.000 deri në 15.000 raste vdekjeje në vit.

Për studimin e publikuar në revistën “Eurosurveillance”, janë marrë në shqyrtim pesë infeksionet kryesore që përbëjnë afër 80% të rasteve të infektimit në spitale: bronkopneumoni, infeksione plagësh, infeksione urinare, infeksione nga përhapja e mikrobeve në qarkullimin e gjakut, (septicemia) dhe infeksionet me bakterin “Clostridium difficile”.

Rastet e vdekjes nga këto infeksione janë shumë të vështira për t’u provuar, sepse shumë pacientë kanë pasur edhe sëmundje të tjera bazike, që edhe pa infeksionet në spitale mund të çonin në vdekjen e tyre, thekson RKI./ Burimi:  eurosurveillance.org

Pas