Bota

Venecia përgatitet për përmbytje të tjera


               Publikuar në : 10:37 - 17/11/19 |
Geljano Fataj

Venecia po përgatitet për një “valë përmbytjesh”, që mund të “pushtojë” të gjithë qytetin. Autoritetet kanë parashikuar që uji mund të arrijë deri në 1.6 metra.

Kryetari i qytetit Luigi Brugnaro, ka shpallur gjendje emergjente pas dëmeve të mëdha të shkaktuara.

Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, kishte thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Mediat italiane kanë raportuar ditë më parë se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Turistë të shumtë janë parë duke ikur nga vendi para se shërbimi i transportit të pezullohet në pritje të vërshimeve të dielën./ Opinion.al

Pas