Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

2025/07/10 at 1:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali,  ndodhet në vizitë dy ditore zyrtare në Bullgari, ku ka mbajtur një deklaratë për media së bashku me homologen e saj, Nataliya Kiselova.


Në fjalimin e saj, Spiropali e vuri theksin te bashkëpunimi i ngushtë që ka Shqipëria dhe Bullgaria, ashtu sikurse mbështetja e kësaj të fundit për vendin tonë.

Spiropali u ndal dhe tek rrugëtimi i Shqipërisë në unionin evropian, duke e cilësuar se vendi ynë është pararojë për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Procesi i integrimit të Shqipërisë, siç e thatë ju po shkon mbarë. Shqipëria në fakt, është një vend pararojë, ndër vendet kandidate për Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që ky është një proces i bazuar në meritë, edhe në reformat e gjithsecilit vend. Po ashtu, kuptojmë se gjeopolitika e re në Evropë, e nevoja për më shumë siguri, na sjell më afër njëri-tjetrit, e sjell nevojën për të bashkëpunuar edhe në fushën e sigurisë. Urojmë që ajo marrëveshje, siç ishte marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Kosovës, edhe Kroacisë, të mund të zgjerohet edhe me aleatë të tjerë në rajonin tonë, siç është Bullgaria”, tha Spiropali.

Kryetarja e Parlamentit u shpreh se synimi i vendit tonë është çelja e gjithë kapitujve anëtarësuese në BE brenda këtij viti, e procesi teknik i negociatave të përfundojë deri në 2027. Pas këtyre, vjen ambicia për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në unionin evropian, brenda kësaj dekade.

“Shqipëria, vërtet ka çelur 24 kapituj, por ne duam që brenda këtij viti të mund të çelim të gjithë kapitujt, e brenda vitit 2027, të mund të mbyllim procesin teknik të negociatave, për të anëtarësuar Shqipërinë brenda kësaj dekade në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Mesazh dha dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, ashtu sikurse dhe politike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura, u shpreh Spiropali.

“E në fund, sa i takon shkëmbimeve, duhet patjetër që ne të thellojmë patjetër shkëmbimet tona tregtare, ekonomike, investimet në infrastrukturë, siç është Korridori VIII, apo në turizëm, që janë fusha prioritare për të dyja vendet. Kjo marrëdhënie e shkëlqyer, miqësore, mes vendeve tona, por edhe politike, duhet të përkthehet e në më shumë mirëqënie për qytetarët tanë. Duke nisur nga investimet bullgare, të cilat janë të mirëpritura por edhe shkëmbimet e tjera. Shkëmbimet tregtare, në fushën e turizmit… e kemi një marrëveshje të nënshkruar nga tetori i 2024, marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e pensioneve apo sociale, e ajo ka hyrë në fuqi. Urojmë që këto marrëveshje, që kanë impakt të drejtpërdrejtë ekonomik në jetën e qytetarëve tanë, të mund të shkojnë më tej”, u shpreh kryeparlamentarja.

Nataliya Kiselova, siguroi se Bullgaria do të qendrojë si forcë mbështetëse për Shqipërinë.

“Veç përkrahjes që ne do të sigurojmë në marrëdhënien dypalëshe ne do të jemi pranë Shqipërisë dhe do të asistojmë në çdo hap të rrugës së Shqipërisë në BE. Sepse, koncepti i Bullgarisë është se çdo shtet duhet të ecë sipas meritave të veta dhe në bazë të kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE. Shpresoj se bashkëpunimi ndërparlamentar do të vazhdojë dhe gjatë Parlamentit të ardhshëm, që pas zgjedhjeve të 11 Majit, do të konstituohet në shtator dhe ky është mandati i katërt i z.Edi Rama, të cilit i urojmë sukses në këtë mandat. Tani është momenti t’i tregojmë zonjës Spiropali edhe sallën e Parlamentit.”, tha Kiselova.

 



Ju sugjerojmë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
Para
Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” ende në kërkim, dyshohet se është parë në Gjirokastër

Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
















TE FUNDIT

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}