Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’përmend protestën/ Kushi uron vitin e ri akademik: Kemi ofruar përjashtim nga tarifat

2022/10/17 at 9:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Provimi i Matematikës, Kushi: Ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë

Në nisje të vitit të ri akademik ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale për studentët dhe stafin akademik.

Kushi shkruan se këtë vit qeveria ka ofruar përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale për studentët që zgjedhin programet prioritare, ata që kanë rezultate të shkëlqyera, si dhe studentët fitues në olimpiada ndërkombëtare.

Sakaq, ministrja iu shprehu mirënjohjen pedagogëve ndërsa shton se në këtë fillim viti akademik, ka besim që do të rriten më tej përpjekjet dhe bashkëpunimi për të bërë më të mirën për studentët, por edhe për të rritur performancën në të gjitha aspektet akademike e universitare, në funksion të zhvillimit të vendit.

Postimi i plotë

Të dashur studentë dhe pedagogë,

Dua ta nis me një urim shumë të përzemërt për një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm për të gjithë ju!

Veçanërisht ju që uleni për herë të parë në auditoret e universiteteve, ju përgëzoj që pas përfundimit me sukses të shkollës së mesme, keni zgjedhur të hidhni hapa të mëtejshëm në rrugëtimin drejt dijes, një rrugëtim i gjatë sa vetë jeta.

Ky vit i ri akademik përkon me një situatë të vështirë, kur e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë, po vuan pasojat e një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të mbështetur çdo familje, përfshirë edhe familjet tuaja, për të zbutur sa më shumë efektet e krizës së çmimeve. Por mbështetja jonë për ju nuk ndalet këtu.

Këtë vit kemi ofruar përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale për studentët që zgjedhin programet prioritare, ata që kanë rezultate të shkëlqyera, si dhe studentët fitues në olimpiada ndërkombëtare.

Ndërkohë, po vazhdojmë pa u ndalur punën dhe investimet për përmirësimin e kushteve të akomodimit në rezidencat studentore, si në kryeqytet ashtu edhe në qytete të tjera universitare. Kemi forcuar bashkëpunimin edhe me bashkitë, vetë universitetet dhe donatorë të ndryshëm, që infrastruktura universitare kudo në Shqipëri të ofrojë standardet më të mira bashkëkohore.

Dua t’ju falënderoj me zemër që keni vendosur të studioni në Shqipëri, duke i besuar ndër të tjera edhe procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve. Ky proces do t’i japë edhe më shumë cilësi dhe vlerë diplomës suaj, duke u afruar më shumë me universitetet më prestigjoze evropiane e botërore.

Ne do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht që ju të keni alternativa të reja cilësore studimi këtu, me qëllim që pas studimeve të integroheni sa më shpejt në tregun e punës e të jepni sa më shumë kontribut për Shqipërinë tonë të dashur.

Ne kemi nevojë për ju! Vendi ka shumë nevojë për ju!

Dy fjalë edhe për ju, të dashur kolegë pedagogë.

Dua t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time maksimale për punën dhe përkushtimin tuaj në formimin e profesionistëve të së ardhmes. E në këtë fillim viti akademik, kam besim që ne do t’i rrisim më tej përpjekjet dhe bashkëpunimin për të bërë më të mirën për studentët tanë, por edhe për të rritur performancën në të gjitha aspektet akademike e universitare, në funksion të zhvillimit të vendit. Mbështetja jonë edhe për ju do të vazhdojë pa u ndalur.

Urime dhe suksese të gjithë bashkë!

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Para
Rama pas mbledhjes së kryesisë: Kemi marrë masat, dimri nuk do të jetë aq i dhimbshëm

Rama pas mbledhjes së kryesisë: Kemi marrë masat, dimri nuk do të jetë aq i dhimbshëm

Rama-opozitës: E zhytur në thesin e rublave. Ajo çka dimë nuk është e gjitha

Rama-opozitës: E zhytur në thesin e rublave. Ajo çka dimë nuk është e gjitha

Ndryshime në polici, Rrumbullaku firmos 2 emërime

Ndryshime në polici, Rrumbullaku firmos 2 emërime

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
23 Dhjetor, 2025

Këtë të martë në emisionin “Opinion”, ishte Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Në këtë intervistë, Shabani iu përgjigj...

Lexo më shumë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com